Pranon fajësinë i akuzuari për posedim të paautorizuar të narkotikut

IMG_3770
Author

Raporton: Djellza ZYHRANI

Nëntor 20, 2020

Mitrovicë – I akuzuari për posedim të paautorizuar të narkotikëve, Mergim Latifi, në shqyrtimin fillestar të mbajtur të premten, në Gjykatën Themelore në Mitrovicë, është deklaruar fajtor.

Pas leximit të aktakuzës nga prokurorja Danijela Batkoviq, i akuzuari e ka pranuar fajësinë, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Lidhur me pranimin e fajësisë, prokurorja Batkovi1 ka deklaruar se janë përmbushur kushtet ligjore, pasi sipas saj,  pranimi është bërë në mënyrë vullnetare pa presion.

“I propozoj gjykatës që të pranoj pranimin e fajësisë dhe ketë pranim ta merr parasysh si rrethanë lehtësuese me rastin e përcaktimit të llojit dhe lartësisë së dënimit”, ka thënë prokurorja Danijela Batkovi1.

Gjykatësi Rrahman Beqiri e ka aprovuar pranimin e fajësisë dhe ka njoftuar se shpallja e aktgjykimit do të bëhet me 23 nëntor 2020, në ora 14:30.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, me 10 nëntor 2020, kishte ngritur aktakuzë ndaj Mergim Latifit, duke e ngarkuar me veprën penale “posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”, nga neni 269 paragrafi 2 të KPRK-së.

Sipas aktakuzës, me 23 qershor 2019, në rrugën “Ulqini”, në fshatin Koshtovë, pa autorizim kishte poseduar substance narkotike, ashtu që gjatë kontrollit nga DHTN Njësia Policore në Mitrovicë, te i pandehuri ishte gjetur një qese me substancë të dyshuar, ku pas ekspertizës është vërtetuar se behët fjale për Tetrahidrokanabinol (THC) me peshën e përgjithshme 0.43 gram, të cilën e kishte përdorur për nevojat e veta, e të cilat e kishte marruar nga një person i panjohur në vlerë prej 1 euro. /BetimipërDrejtësi