Pranojnë fajësinë të akuzuarit që me dokumente të falsifikuara aplikuan për viza në Ambasadën Amerikane

image0 (15)
Author

Raporton: Justina FRROKAJ

Nëntor 20, 2020

Prishtinë – Gjatë seancës së shqyrtimit të dytë gjyqësor, të premten, të akuzuarit Blerta Rama, Besim Zeqiri, Besnik Rama, Ekrem Prenku, Enise Gashi dhe Shpëtim Rama kanë pranuar fajësinë për falsifikim dhe legalizim të përmbajtjes së pavërtetë.

Ndërsa i akuzuari Hakif Sopi ka paraqitur kërkesën për hudhjen të pjesërishme të aktakuzës, të cilën gjykata e ka refuzuar me arsyetimin se aktakuza posedon prova që e mbështetë dyshimin e bazuar mirë se i njëjti e ka kryer veprën penale për të cilën akuzohet, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Lidhur me rrethanat lehtësuese dhe rënduese, prokurori special Agron Bajrami ka propozuar që si rrethanë lehtësuese të merret pranimi i fajësisë, kjo meqenëse pranimi i fajësisë rezulton në faktet në të cilat mbështetet aktakuza dhe nuk përmban asnjë shkelje ligjore dhe as gabime faktike.

Ai po ashtu ka propozuar që sendet e sekuestruara të konfiskohen në mënyrë të përhershme.

Gjithashtu, pas deklarimit për pranimin e fajësisë, të akuzuarit dhe mbrojtësit e tyre kanë kërkuar nga gjykata dënime me kusht duke marrë parasysh rrethanat lehtësuese gjatë matjes së dënimit.

Mbrojtësi i të akuzuarës, Blerta Rama, avokati Granit Vokshi ka deklaruar se mbrojtja konsideron se janë plotësuar kushtet ligjore ashtu që gjykata të shqiptojë dënim nën minimumin e paraparë ligjor.

Vokshi ka shtuar se pas pranimit të fajësisë ekzistojnë rrethana posaçërisht lehtësuese, pendimi i thellë i të akuzuarës, fakti që e njëjta ishte vënë në lajthim dhe qëllimi i vetëm ishte që e njëjta të sigurojë për vete një jetë më të dinjitetshme.

Edhe mbrojtësit e të akuzuarve të tjerë, për Besim Zeqirin, avokati Arsim Bilalli, për Besnik Rama, avokati Agim Shala, për Enise Gashin, avokati Rrahim Ajeti, për Shpëtim Rama, avokati Visar Rrecaj dhe i akuzuari Ekrem Prenku kanë kërkuar dënime me kusht dhe janë shprehur se të akuzuarit kanë qenë në lajthim dhe janë penduar për veprën e kryer.

Pas deklarimit të palëve, kryetarja e trupit gjykues, Shadije Gërguri ka njoftuar se shpallja e aktgjykimit për të akuzuarit të cilët kanë pranuar fajësinë do të bëhet më 24 nëntor 2020, në ora 13:30.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) më 30 shtator 2020 ka ngritur aktakuzë ndaj të akuzuarve Nazmi Luta, Burim Ademi, Ali Kuleta, Blerta Rama, Bekim Agaj, Besim Zeqiri, Besnik Rama, Eekrem Prenku, Enise Gashi, Faton Hajdini, Tahir Veselaj, Advan Haziri, Mexhide Haziri, Shpëtim Rama dhe Hakif Sopi.

Pas pranimit të fajësisë, më 26 tetor 2020, Departamenti Special i Gjykatës Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të akuzuarve Nazmi Luta, Burim Ademi, Ali Kuleta, Bekim Agaj, Faton Hajdini, Tahir Veselaj, Advan Haziri dhe Mexhide Haziri, ndërsa ka vazhduar procedura ndaj Blerta Rama, Besim Zeqiri, Besnik Rama, Ekrem Prenku, Enise Gashi, Shpëtim Rama dhe Hakif Sopi.

Ndryshe, PSRK të akuzuarin Nazmi Luta e ka ngarkuar me veprat penale “shmangie nga tatimi” dhe “falsifikim i dokumenteve”.

Kjo pasi që në periudhën kohore nga mesi i vitit 2018 e deri më 5 korrik 2019 në vazhdimësi duke vepruar si i vetëm, në disa raste me marrëveshje paraprake me të pandehurin Burim Ademi, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasurorë, me anë të programit “Corel Draë” me pajisje të sofistikuara fillimisht përpilon dokumente publike të falsifikuara dhe më pas të njëjtat edhe pse e kanë ditur që janë të falsifikuara  ua ka shitur personave të ndryshëm, respektivisht të pandehurve, Ali Kuleta, Blerta Rama, Bekim Agaj, Besim Zeqiri, Besnik Rama, Eekrem Prenku, Enise Gashi, Faton Hajdini, Tahir Veselaj, Advan Haziri, Mexhide Haziri dhe Hakif Sopi.

Të pandehurit e lartcekur  kanë aplikuar për vizë në Ambasadën Amerikane në Shkup, të cilat të dhëna pasi janë verifikuar  dhe krahasuar janë vërtetuar  se janë falsifikuar.

Luta, ka deponuar mjete financiare në llogaritë përkatëse në banka afariste të Kosovës, duke realizuar transfere, tërheqje kesh, përshkrimi pagesë për mall në kompani të ndryshme e në rastin konkret i pandehuri i lartcekur me qëllim është munduar të fsheh apo të i shmanget në tërësi pagesës së tatimit.

Me çka ai akuzohet se ka kryer veprën penale “shmangia nga tatimi” dhe “falsifikim i dokumentit në vazhdimësi”.

I akuzuari Burim Ademi, duke filluar nga dhjetori i vitit 2018  e deri më 17 korrik 2019 me qëllim të përfitimit material për vete dhe të pandehurin Nazmi Luta, pas marrëveshjes paraprake, me vetëdije të plotë dhe me dashje duke përdorur pajisje të sofistikuara  kanë lëshuar dokumente publike të falsifikuara. Me këto veprime ai akuzohet se ka kryer veprën penale “falsifikim i dokumentit”.

I akuzuari Ademi në bashkëkryerje me të pandehurin Nazmi kanë përpiluar dokumente të falsifikuara, ashtu që i pandehuri Burim me qëllim të vërtetimit të një çështje të pavërtetë i ka vënë në lajthim personat e autorizuar në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara  të Amerikës në Shkup duke ju paraqitur dokumentet e falsifikuara si të vërteta. Me këto veprime ai akuzohet se ka kryer veprën penale “legalizim i përmbajtjes së rreme”.

Të akuzuarit Advan dhe Mexhide Hajdini, me qëllim të vërtetimit të një çështje të pavërtetë i kanë vënë në lajthim personat në Ambasadën Amerikane, ashtu që dokumentet e falsifikuara të siguruara me 500 euro nga i pandehuri Nazmi Luta, i kanë dorëzuar në Ambasadën Amerikane në Shkup, duke e ditur se ato janë të pavërteta.

Për këto veprime ata akuzohen se kanë kryer veprën penale “legalizim i përmbajtjes së rreme”.

I pandehuri Ali Kuleta, më27 mars 2019, me qëllim të vërtetimit të një çështje të pavërtetë i ka vënë në lajthim personat e autorizuar në Ambasadën Amerikane, ashtu që dokumentet e falsifikuara të siguruara me 500 euro nga i pandehuri Nazmi Luta, i kanë dorëzuar në Ambasadën Amerikane në Shkup, duke e ditur se ato janë të pavërteta.

Për këto veprime ai akuzohet se ka kryer veprën penale “legalizim i përmbajtjes së rreme”.

I pandehuri Bekim Agaj, më 6 shkurt 2019 me qëllim të vërtetimit të një çështje të pavërtetë i ka vënë në lajthim personat e autorizuar në Ambasadën Amerikane, ashtu që dokumentet e falsifikuara të siguruara me 500 euro nga i pandehuri Nazmi Luta, i kanë dorëzuar në Ambasadën Amerikane në Shkup, duke e ditur se ato janë të pavërteta.

Për këto veprime ai akuzohet se ka kryer veprën penale “legalizim i përmbajtjes së rreme”.

I pandehuri Besim Zeqiraj më 10 dhjetor 2018 me qëllim të vërtetimit të një çështje të pavërtetë i ka vënë në lajthim personat e autorizuar në Ambasadën Amerikane, ashtu që dokumentet e falsifikuara të siguruara me 500 euro nga i pandehuri Nazmi Luta, i kanë dorëzuar në Ambasadën Amerikane në Shkup, duke e ditur se ato janë të pavërteta.

Për këto veprime ai akuzohet se ka kryer veprën penale “legalizim i përmbajtjes së rreme”.

I pandehuri Ekrem Prenku më 23 dhjetor 2018, me qëllim të vërtetimit të një çështje të pavërtetë i ka vënë në lajthim personat e autorizuar në Ambasadën Amerikane, ashtu që dokumentet e falsifikuara të siguruara me 500 euro nga i pandehuri Nazmi Luta, i kanë dorëzuar në Ambasadën Amerikane në Shkup, duke e ditur se ato janë të pavërteta.

Për këto veprime ai akuzohet se ka kryer veprën penale “legalizim i përmbajtjes së rreme”.

I pandehuri Faton Hajdini, më 6 mars 2019 me qëllim të vërtetimit të një çështje të pavërtetë i ka vënë në lajthim personat e autorizuar në Ambasadën Amerikane, ashtu që dokumentet e falsifikuara të siguruara me 300 euro nga i pandehuri Nazmi Luta, i kanë dorëzuar në Ambasadën Amerikane në Shkup, duke e ditur se ato janë të pavërteta.

Për këto veprime ai akuzohet se ka kryer veprën penale “legalizim i përmbajtjes së rreme”.

I pandehuri Tahir Veselaj më 17 shtator 2018 me qëllim të vërtetimit të një çështje të pavërtetë i ka vënë në lajthim personat e autorizuar në Ambasadën Amerikane, ashtu që dokumentet e falsifikuara të siguruara me 500 euro nga i pandehuri Nazmi Luta, i kanë dorëzuar në Ambasadën Amerikane në Shkup, duke e ditur se ato janë të pavërteta.

Për këto veprime ai akuzohet se ka kryer veprën penale “legalizim i përmbajtjes së rreme”.

I pandehuri Shpëtim Rama më 18 dhjetor 2018 me qëllim të vërtetimit të një çështja të pavërtetë i ka vënë në lajthim personat e autorizuar në Ambasadën Amerikane, ashtu që dokumentet e falsifikuara të siguruara me 700 euro nga i pandehuri Nazmi Luta, i kanë dorëzuar në Ambasadën Amerikane në Shkup, duke e ditur se ato janë të pavërteta.

Për këto veprime ai akuzohet se ka kryer veprën penale “legalizim i përmbajtjes së rreme”.

E pandehura Enise Gashi më 18 dhjetor 2018 me qëllim të vërtetimit të një çështje të pavërtetë i ka vënë në lajthim personat e autorizuar në Ambasadën Amerikane, ashtu që dokumentet e falsifikuara të siguruara me 700 euro nga i pandehuri Nazmi Luta, i kanë dorëzuar në Ambasadën Amerikane në Shkup, duke e ditur se ato janë të pavërteta.

Për këto veprime ai akuzohet se ka kryer veprën penale “legalizim i përmbajtjes së rreme”.

I pandehuri Besnik Rama, më 19 dhjetor 2018 me qëllim të vërtetimit të një çështje të pavërtetë i ka vënë në lajthim personat e autorizuar në Ambasadën Amerikane, ashtu që dokumentet e falsifikuara të siguruara me 700 euro nga i pandehuri Nazmi Luta, i kanë dorëzuar në Ambasadën Amerikane në Shkup, duke e ditur se ato janë të pavërteta.

Për këto veprime ai akuzohet se ka kryer veprën penale “legalizim i përmbajtjes së rreme”.

E pandehura Blerta Rama më 13 dhjetor 2018 me qëllim të vërtetimit të një çështje të pavërtetë i ka vënë në lajthim personat e autorizuar në Ambasadën Amerikane, ashtu që dokumentet e falsifikuara të siguruara me 700 euro nga i pandehuri Nazmi Luta, i kanë dorëzuar në Ambasadën Amerikane në Shkup, duke e ditur se ato janë të pavërteta.

Për këto veprime ajo akuzohet se ka kryer veprën penale “legalizim i përmbajtjes së rreme”.

I pandehuri Hakif Sopi, më 25 korrik 2019 me qëllim të vërtetimit të një çështje të pavërtetë i ka vënë në lajthim personat e autorizuar në Ambasadën Amerikane, ashtu që dokumentet e falsifikuara të siguruara me 650 euro nga i pandehuri Nazmi Luta për vete dhe bashkëshorten e tij tani dëshmitaren Elheme Sopi, i kanë dorëzuar në Ambasadën Amerikane në Shkup, duke e ditur se ato janë të pavërteta.

Për këto veprime ai akuzohet se ka kryer veprën penale “legalizim i përmbajtjes së rreme”. /BetimipërDrejtësi