Pranoi se veturën që mori me qira ia shiti një personi tjetër, dënohet me 3 muaj burgim dhe 400 euro gjobë

Raporton: Senad Lokaj

Gjakovë – I akuzuari Fitim Islamaj është dënuar me 90 ditë burgim dhe 400 euro gjobë, pasi e ka pranuar fajësinë se veturën “Audi A3” të cilën e kishte marrë me qira në Gjakovë, nuk ia kishte kthyer pronarit të saj, por ia kishte shitur një personi tjetër.

Sipas aktgjykimit të shpallur nga gjykatësja Ilirjana Hoti, i akuzuari gjobën është i obliguar që ta paguajë në afat prej 15 ditësh nga dita e plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Sipas gjykatëses, në rast se i njëjti nuk dëshiron apo nuk mundet ta paguajë gjobën, e njëjta do t’i zëvendësohet në dënim me burgim, duke ia llogaritur 20 euro një ditë burg.

aktakuzën e Prokurorisë Themelore Gjakovë thuhet se më 16 qershor 2020, gjatë asaj dite, rrugënWesley Clark” në Gjakovë, pikërisht biznesin Rent a Car ”Gazi”, i akuzuari Islamaj, e përvetëson pasurinë i është besuar.

Sipas aktakuzës, ai këtë e ka bërë atë mënyrë ditën kritike, kishte shkuar dyqanin e dëmtuarit Gazmend Krasniqi dhe ka kërkuar një veturë me qira, pasi janë dakorduar, i dëmtuari ia jep veturën “Audi A3”, gjendje mirë, me autorizim për shfrytëzim deri 18 qershor 2020, meqenëse idëmtuari nuk e kthen veturën me datën e caktuar, atëherë idëmtuari merr informacion se vetura e lartcekur i ishte shitur personit Faruk Xani, atë moment menjëherë i dëmtuari e paraqet rastin polici.

Me këto veprime, ai akuzohej se ka kryer veprën penale Shpërdorimi i pasurisë huajnga neni 318, paragrafi 1 Kodit Penal./BetimipërDrejtësi

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janëfajtorë me vendim të formës së prerë.

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë