Postierit në Prishtinë tre perona nën kërcënimin e armës ia grabisin veturën dhe paratë

Raporton: “Betimi për Drejtësi”

Prishtinë – Policia e Kosovës ka njoftuar se dje rreth orës 15:30 në fshatin Ballaban të Prishtinës ka ndodhur një rast grabitje.

Viktima punëtor i një poste të shpejtë ka raportuar se përderisa kishte dërguar një porosi, tre të dyshuar deri më tani të panjohur nën kërcënimin e armës ia kanë marrë veturën me targa vendore me të cilën ishte duke e kryer porosinë, dy telefona dhe para, raporton “Betimi për Drejtësi”.

:Njësitë relevante policore kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe pas disa veprimeve hetimore vetura është gjetur, është ekzaminuar në vendin e ngjarjes e më pas iu është kthyer viktimës”, thuhet në njoftim.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet./ BetimipërDrejtësi

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë