POLICJA E AKUZUAR PËR RYSHFET PARAQITET ME UNIFORMË NË GJYKATË, SHKEL LIGJI, SHTYHET SEANCA

Raporton: Syzana REXHEPI

Gjilan – Seanca e cila ishte caktuar të mbahet të enjten, në Gjykatën Themelore në Gjilan, ndaj dy policëve të akuzuar për ryshfet, Fadil Rashiti dhe Habibe Dushica, është shtyrë me propozim të prokurorit Isuf Sadiku, pasi e akuzuara Habibe Dushica, kishte ardhur në shqyrtim gjyqësor me uniformë dhe pajisje të policisë së Kosovës, në kundërshtim me nenin 293 paragrafin 3 të Kodit të Procedurës Penale të Kosovës.

Sipas aktakuzës Fadil Rashiti dhe Habibe Dushica akuzohen që në gusht të vitit 2009 në fshatin Zheger , Komuna e Gjilanit, si pjesëtarë të Policisë së Kosovës, gjatë patrullimit, në bashkëkryerje, kanë kryer vepër penale të marrjes së ryshfetit. Sipas aktakuzës, ata fillimisht e kishin ndaluar të dëmtuarin Shkodran Hyseni, i cili kishte tejkaluar shpejtësinë e lejuar, dhe në këtë rast të akuzuarit kanë kërkuar nga i njëjti t’iu paguhet një darkë. Shkodran Hyseni ua kishte lëshuar në ulëse të veturës së policisë 20 euro. Në këtë mënyrë të akuzuarit kanë kryer vepër penale të mitmarrjes, si dhe vepër penale për mosshqiptimit të gjobës për mungesë të patent shoferit. Seanca është shtyrë për 3 mars 2016, ora 13:00.

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë