Policia konfiskon aparate të lojërave të fatit në një lokal në Skenderaj

Raporton: Nuraje BLLACA

Skenderaj – Njësitë policore në Skenderaj kanë bërë kontrollimin e një lokali me dyshimin se aty po zhvilloheshin lojëra të fatit dhe me këtë rast janë konfiskuar tre aparate të lojërave të fatit.

Kjo është bërë e ditur në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës (PK), raporton “Betimi për Drejtësi”.

Sipas policisë, përveç tre aparateve për lojëra të fatit, policia ka gjetur dhe sekuestruar edhe tre televizorë, dy monitorë dhe tri shtëpiza me tastierë.

Bëhet e ditur se lokali në fjalë është mbyllur nga inspektorët komunal, ndërsa i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt. /BetimipërDrejtësi

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. PranoLexo më shumë