Policia konfiskoi 22 armë të përdorura nëpër dasma në Prizren

Policia e Kosovës ka bërë thirrje të mos përdoren armë nëpër ahengje dhe dasma derisa ka njoftuar se për një muaj ka konfiskuar 22 armë në Prizren.

Në një njoftim për media, Policia ka thënë se po shkaktohet rrezik për qytetarët përdorimi i armëve derisa ka paralajmëruar masa ndaj atyre që përdorin mjetet e ndaluara.

“Nga data 15 korrik 2022 deri më ditën e sotme ( 19.08.2022) , nga stacionet policore në kuadër të Drejtorisë Rajonale në Prizren,  janë konfiskuar gjithsej 22 (njëzet e dy) armë të ndryshme, kryesisht armë të përdorura  nëpër gazmende familjare. Në të gjitha rastet janë arrestuar të dyshimtët dhe armët janë sekuestruar”, ka njoftuar Policia.

Ndërsa kundër të  dyshuarve  është filluar procedura penale për veprat   “ Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve” dhe  vepra të tjera, varësisht nga rasti.

Policia përsëri ka bërë thirrje qytetarëve që të mos përdoren armët e zjarrit qoftë edhe për gazmend.

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë