Policia kërkon ndihmë për gjetjen e një personi, dyshohet për tentim vrasje

Raporton: “Betimi për Drejtësi”

Gjakovë – Policia e Kosovës po kërkon ndihmën e qytetarëve për gjetjen e një personi.

Bëhet fjalë për Debatik (Nak) Delijaj nga fshati Bardhaniq i Gjakovës, raporton “Betimi për Drejtësi”.

I njëjti sipas njoftimit të Policisë, dyshohet se ka kryer veprën penale “Vrasje në tentativë”, dhe më pas është larguar në drejtim të panjohur.

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar të paraqitur në fotografinë e bashkangjitur, të lajmërojnë Policinë e Kosovës apo stacioni më të afërt policor”, thuhet në njoftimin e policisë. /BetimipërDrejtësi

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç̧ nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë