Policia jep detaje për vdekjen e të dyshuarit që u plagos nga polici gjatë bastisjes

Raporton: “Betimi për Drejtësi”

Prishtinë- Policia e Kosovës (PK) njofton se të martën ka vdekur i dyshuari, i cili ishte plagosur nga polici në vetëmbrojtje, gjatë bastisjes më 8 maj në Prishtinë.

Lajmi u bë i ditur përmes raportit 24 orësh të policisë, ku thuhet se i njëjti ishte duke marrë trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), raporton “Betimi për Drejtësi“.

“Lidhur me rastin,  me 31.05.2022 personi që ishte duke u trajtuar në QKUK, ka vdekur. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, gjatë bastisjes muajin e kaluar, njëri nga zyrtarët policor, në vetëmbrojtje plagosi tani të ndjerin, i cili i kishte kanosur rata.

“Pas disa të shtënave me armë zjarri të raportuar më parë, policia me autorizimin e Prokurorit të Shtetit , ka bërë kontrollimin e shtëpisë dhe objekteve përcjellëse të dyshuarit mashkull kosovar. I dyshuari ka kanosur me armë zjarri zyrtarët policorë duke ua kanosur jetën drejtpërdrejtë, me ç rast në vetmbrojtje dhe për të vënë situatën nën kontrollë njëri nga zyrtarët ka përdorur armën ndaj të dyshuarit. Si dëshmi materiale janë sekuestruar : pesë pistoleta, një AK-47, 694 copë fishekë të kalibrave të ndryshëm, 58 gëzhoja dhe 4 predha. I dyshuari është duke u trajtuar në QKUK dhe nën sigurimin e policisë”, thuhej në njoftim. /BetimipërDrejtësi

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë