Policia jep detaje për arrestimin e Zafir Berishës nën dyshimin për ofendim dhe sulm ndaj zyrtarëve policorë

Raporton: “Betimi për Drejtësi”

Prizren- Policia e Kosovës (PK) ka dhënë detjae lidhur me arrestimin e ish-zëvendësministrit të Punëve të Brendshme, njëherësh ish-koordionator nacional për Siguri Kibernetike, Zafir Berisha dhe një të dyshuari tjetër, nën dyshimin për ofendim dhe sulm ndaj zyrtarëve policorë.

Përmes raportit 24 orësh, policia njofton se rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 14:40, në rrugën “Suzi Qelebi” në Prizren, raporton “Betimi për Drejtësi“.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit kanë ofenduar dhe sulmuar fizikisht zyrtarët policorë. Pas intervistimit me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

Sipas policisë, rasti është cilësuar si “Pengim i personit zyrtar”. /BetimipërDrejtësi

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë