Policia jep detaje lidhur me plagosjen e disa personave me armë zjarri mbrëmë në Kryshec të Pejës

Raporton; “Betimi për Drejtësi”

Pejë- Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me plagosjen e mbrëmshme të disa persona në Kryshec të Pejës pasi një i dyshuar ka shtënë në drejtim të tyre.

Sipas njoftimit 24-orësh të Policisë, i dyshuari ka shtënë me armë zjarri nga një veturë në drejtim të disa personave që po qëndronin në tarracën e një lokali, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Viktimat njoftohet se kanë pranuar tretman mjekësor.

Policia ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes janë gjetur tri gëzhoja.

I dyshuari është arrestuar dhe është konfiskuar arma e cila dyshohet të jetë përdorur në rast.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Policia në raportin 24-orësh nuk e ka bërë të ditur numrin e të plagosurve, ndërsa mbrëmë zëdhënësi i Policisë në rajonin e Pejës, Fadil Gashi e ka konfirmuar lajmin dhe ka raportuar për dy persona të plagosur./ BetimipërDrejtësi

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë