Policia identifikon një veturë të falsifikuar në Vërmicë

Raporton: “Betimi për Drejtësi”

Policia e Kosovës njofton se një veturë e tipit “Audi A3”, me targa të Shqipërisë, ka rezultuar të jetë e falsifikuar, pas kontrolleve të detajuara.

Sipas njoftimit, Policia në Vërmicë, ka përzgjedhur veturën për kontroll të detajuar. Pas verifikimit të detajuar, ka rezultuar se ka ndërhyrje te numri identifikues i veturës dhe dyshohet se janë bërë ndërhyrje mekanike në numrin e strukturës së automjetit. Si rrjedhojë vetura dyshohet të jetë e falsifikuar, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Drejtues i automjetit ishte D.K., viti i lindjes 1989, shtetas i Shqipërisë.

Prokurori ka udhëzuar që rasti të trajtohet në procedurë të rregullt, ndërsa lënda për hetim i dorëzohet njësitit të autokrimeve për hetime e procedim të mëtejmë. /BetimipërDrejtësi

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë