Policia arreston tre persona në Komunën e Suharekës, dy për posedim të narkotikëve e një për armëmbajtje pa leje

policia-e1456584732283
Author

Raporton: Flutura Rraqi

Prill 2, 2020

Suharekë – Të mërkurën në Komunën e Suharekës kanë ndodhur tre arrestime.

Një gjë e tillë u bë e ditur përmes raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Sipas raportit, dy persona janë arrestuar në fshatin Greikoc të Komunës së Suharekës, pasi që gjatë kontrollit nga ana e policisë, u janë gjetur dhe sekuestruar një sasi substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, në peshë 15.97 gram dhe një pako me rizlla.

Në raport thuhet se, pas intervistimit, me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

Tutje, thuhet se një person tjetër është arrestuar në Suharekë, pasi në shtëpi ka mbajtur një revole dhe një karikator me 55 fishekë.

Sipas raportit 24 orësh të policisë, revolja i është konfiskuar të dyshuarit dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt. /BetimipërDrejtësi