Policia arreston katër persona që hynë ilegalisht në Kosovë

policia-2-780x439
Author

Raporton: Medina KADRIU

Prill 2, 2020
Prishtinë – Të mërkurën në fshatin Tresave në Leposaviq janë arrestuar dy shtetas të Serbisë, të dyshuar se kanë hyrë ilegalisht në territorin e Republikës së Kosovës.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, në automjetin e tyre ata kishin pasur të ngarkuar 3-5 ton pemë dhe perime të ndryshme.

Thuhet se të njëjtit kanë hyrë ilegalisht në Kosovë, kanë kontrabanduar mallrat dhe nuk kanë respektuar vendimin e qeverisë për parandalim të pademisë globale, Covid-19.

Pas intervistimit të të dyshuarve, thuhet se janë ndërmarrë të gjitha veprimet policore sipas udhëzimit të prokurorit.

Ndërkaq sipas raportit, njësia patrulluese ka kapur dy persona meshkuj në Han të Elezit,  shtetas të Maqedonisë se Veriut, duke kaluar kufirin në këmbë, ilegalisht.

Në raport thuhet se të dyshuarit janë shoqëruar në stacion policor dhe pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, janë deportuar në Maqedoni. /BetimipërDrejtësi