POLICI XHEVAHIR GJYMSHITI DËNOHET ME DHJETË MUAJ BURGIM ME KUSHT PËR KEQPËRDORIM TË DETYRËS
Raporton: Syzana REXHEPI
Gjilan – Polici Xhevahir Gjymshiti i akuzuar për veprën penale “keqpërdorim i pozitës apo autoriteti zyrtar“ u dënua me 10 muaj burgim me kusht. Shpallja e aktgjykimit është bërë të premten në Gjykatën Themelore në Gjilan.
Sipas pretendimit të Prokurorisë, i pandehuri Xhevahir Gjymshiti në cilësi të zyrtarit policor në Policinë e Kosovës, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar i ka tejkaluar kompetencat zyrtare në atë mënyrë që me qëllim që vetes apo tjetrit t’i sjell dobi të kundërligjshme pasurore për gjatë vijës kufitare Debellde-Stançiç në mënyrë të vazhdueshme u ka ndihmuar kontrabanduesve të mallrave që të kontrabandojnë mallra nga territori i Maqedonisë për në Kosovë, duke qenë në kontakt të vazhdueshëm në celular me ata ashtu që edhe pas implementimit të masave të fshehta të hetimit dhe vëzhgimit hetohet dhe zbulohet.