POLICI SKENDER SALLAHU DËNOHET ME GJASHTË MUAJ BURGIM ME KUSHT PËR KEQPËRDORIMI TË DETYRËS

Raporton: Syzana REXHEPI

Gjilan – Polici Skender Sallahu u dënua me 6 muaj burgim me kusht për veprën penale “keqpërdorim i pozitës apo autoriteti zyrtar“. Shpallja e aktgjykimit është bërë të mërkurën  në Gjykatën Themelore në Gjilan.

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit Skender Sallahu, i cili akuzohet se deri sa ishte në detyrë zyrtare si oficer i policisë, nuk i kishte përmbushur detyrat zyrtare, duke mos ju përgjigjur kërkesës së zyrtarëve të Agjencionit Pyjor të Kosovës, për t’i ndaluar dy persona me traktor, të cilët ishin të ngarkuar me drunj, njërin nga traktorët kishte qenë duke  e vozitur vëllai i të pandehurit Naser Sallahu, të cilët kishin qenë duke lëvizur disa metra para veturës zyrtare të policisë, ku i pandehuri është përgjigjur se traktorët ishin të tij dhe ishin nën përcjelljen e tij. Në këtë mënyrë kishte shpërdorur pozitën zyrtare, me qëllim që vozitësve të traktorëve tu siguronte përfitime materiale.

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë