Polici mohon kryerjen e veprës penale të korrupsionit

Raporton: Valdet HAJDINI

Prishtinë – Pjestari i Policisë së Kosovës, Skënder Vitia ka mohuar kryerjen e veprës penale ‘keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’ dhe ka kërkuar hudhjen e aktakzuës, në seancën e shqyrtimit të dytë gjyqësor të zhvilluar kundër tij. “Palët kishin arritur marrëveshje paraprake për kompenzimin e dëmit, por edhe pala e dëmtuar më ka kërkuar që të mos hapet rasti pasi dëmi ishte kompenzuar’ tha i akzuauri Vitia.

Në anën tjetër, prokurorja e rastit Habibe Salihi tha se “kodi penal parasheh që në çdo rast kur ka vepër penale të vjedhjes, policia duhet ta hap rastin, e jo një gjë e tillë të kërkohet nga pala e dëmtuar”.

Gjyqtari Valon Kurtaj njoftoi palët se vendimin për hudhje të aktakzuës do ta marr pasi t’i konsultoi shkresat e lëndës, ndërsa për seancën e ardhshme palët do të njoftohen me kohë.

Sipas aktakuzës Skënder Vitia, ka keqpërdorur pozitën e tij zyrtare, ashtu që si zyrtar policor më 20 prill 2015, në Qendrën Tregtare “ETC”, në Lipjan pasi kishte ndodhur një vjedhje, të njëjtën vepër nuk e kishte raportuar në Rajonin Policor. Sipas Prokurorisë për të dyshuarin për këtë vjedhje, Albert Hajrizi njëkohësisht mik i familjes të së pandehurit Vitia, nuk ishte hapur fare rast dhe ky i fundi ia kishe paguar dëmin të cilin e kishte shkaktuar Hajrizi me vjedhje.

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë