POLICËT RASHITI DHE DUSHICA, DËNOHEN ME KUSHT PËR MARRJE TË RYSHFETIT

Raporton: Syzana REXHEPI

Gjilan – Fadil Rashiti dhe Habibe Dushica, janë dënuar me kusht prej dy vite burgim për gjashtë  vepra penale  të marrjes së ryshfetit. Ky aktgjykim është shpallur të hënën, në Gjykatën Themelore në Gjilan nga kryetarja e trupit gjykues Emine Salihu. Sipas aktgjykimit dënimi me burgim prej dy viteve nuk do të ekzekutohet nëse gjatë kësaj kohe dy policët nuk do të kryejnë vepër tjetër penale.

Ky proces gjyqësor është zhvilluar sipas aktakuzës së ngritur më 31 maj 2012 nga Isuf Sadiku prokuror në Prokurorinë Themelore në Gjilan. Sipas aktakuzës, Fadil Rashiti dhe Habibe Dushica akuzohen për 6 vepra penale për marje të ryshfetit. Të akuzuarit para trupit gjykues, në seancën e mbajtur më 3 mars 2016, kanë deklaruar se nuk ndihen të fajshëm dhe nuk e pranojnë fajësinë. Për më tepër në lidhje më këtë rast klikoni linkun https://betimiperdrejtesi.com/jepen-fjalet-perfundimtare-per-dy-policet-e-akuzuar-per-ryshfet-aktgjykimi-shpallet-me-7-mars/

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë