Podvorica nga MD: Kishte ankesa për tarifat e përmbaruesit, ishte e nevojshme vendosja e tarifave të sakta

Raporton: Elsa KOLLQAKU

Feride Podvorica udhëheqëse e divizionit nga Ministria e Drejtësisë (MD) tha se ka pasur ankesa për tarifat e përmbaruesit dhe se ka qenë e nevojshme vendosja e tarifave të sakta.

“Në praktikë, janë identifikuar probleme jo të pakta për sa i takon zbatimit të udhëzimit administrativ për tarifat, sistemi vazhdimisht është kritiku për një gjenerim të tarifave më shumë se sa në ofrimin e shërbimeve efikase nga ana e përmbaruesve, pastaj ka pasur ankesa dhe kritika të shumta edhe për lartësinë e tarifave që ishin ekzistuese para hyrjes në fuqi të udhëzimit të ri administrativ dhe Ministria e Drejtësisë në bazë të kërkesave ligjore, do të thotë në zbatim të ligjit, ndryshim-plotësimin e ligjit për procedurën përmbarimore ka filluar edhe procesin e hartimit të udhëzimit të ri administrativ për tarifat më konkretisht për rishikimin e tarifave”, tha Podvorivca në emisionin “Tempus” në KTV.

Ajo shtoi se Ministria e Drejtësisë filloi procesin e rishikimit të tarifave, me qëllim që tarifat të jenë transparente dhe të qarta.

“Ministria e Drejtësisë me qëllim për të vendos do të thotë tarifa të cilat do të jenë të qarta, do të jenë transparente, me vet faktin se kishte edhe nga vetë përmbaruesit do të thotë ankesa apo të themi keqinterpretime apo interpretime të ndryshme të tarifave, shpeshherë ndoshta edhe në interpretime ndoshta edhe të qëllimshme, do me thënë në favor të përmbaruesve e të tjera, duke i pas parasysh të gjitha këto Ministria e Drejtësisë filloi procesin e rishikimit të tarifave”, tha Podvorica. /BetimipërDrejtësi

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë