Po gjykojmë kryesisht lëndë të profilit të ulët – 5 euro korrupsion

I intervistuari:Elmaze SYKA, Kryetare e Gjykatës Themelore në Pejë
Author

Betim MUSLIU

Shkurt 7, 2016

Pejë, Nëntor 2015 – “Betimi për Drejtësi” ka intervistuar Kryetaren e Gjykatës Themelore në Pejë, Elmaze Syka, rreth zbatimit të Planit të Veprimit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, për trajtimin me prioritet të lëndëve të korrupsionit. Gjatë intervistës Kryetarja Syka ka thënë se në këtë gjykatë nuk ka lëndë të profilit të lartë të korrupsionit, të cilat janë duke u gjykuar nga gjykatësit e kësaj gjykate. Sipas saj, kryesisht janë lëndë të profilit të ulët dhe eventualisht të mesëm të korrupsionit. Madje disa prej lëndëve të cilat janë në shqyrtim gjyqësor i takojnë korrupsionit të imtë prej 5, 10 apo 20 eurove të ryshfetit. Ndiqeni intervistën e plotë me Kryetarin e Gjykatës Themelore në Pejë, Elmaze Syka.