Plagoset një person në Podujevë, i dyshuari ende në arrati

Raporton: “Betimi për Drejtësi”

Podujevë- Policia e Kosovës (PK) njofton se një tentim-vrasje ka ndodhur në orët e para të së shtunës në Podujevë, ndërsa i dyshuari gjendet  ende në arrati.

Lajmi u bë i ditur përmes raportit 24 orësh të policisë, ku thuhet se rasti ka ndodhur në Parkun e Qytetit, rreth orës 02:25, raporton “Betimi për Drejtësi“.

“Një i dyshuar mashkull kosovar, pas një mosmarrëveshje verbale që kishte pas me viktimën mashkull kosovar kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të tij. Si pasojë e gjuajtjes me armë viktima është plagosur në këmbë. Viktima pas pranimit të tretmanit mjekësor në QKUK është liruar. I dyshuari gjendet në arrati, rasti në hetime”, thuhet në njoftim. /BetimipërDrejtësi

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë