PK arreston 24 persona në Prizren për mosrespektim të masave ndaj Covid-19

Prizren
Author

Raporton: Liridon Pnishi

Maj 21, 2020

Prizren – Policia e Kosovës (PK) në Prizren, të mërkurën, ka arrestuar 24 persona që nuk kanë respektuar masat mbrojtëse shëndetësore gjatë epidemisë.

Sipas raportit 24 orësh të PK-së, shtatë persona janë arrestuar në fshatin Korishë, të cilët kanë qenë duke konsumuar pije brenda një lokali, dy persona janë arrestuar në rrugën “Sheshi Shatërvan” në Prizren dhe tre persona në autostradën në veri.

Tutje sipas raportit ,katër persona janë arrestuar në rrugën “Ibrahim Rugova”, pesë persona në rrugën “William Woker”, dy persona në rrugën “Adem Jashari” dhe një në rrugën “Vetim Shala”.

Të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt. /BetimipërDrejtësi