Malishevë- Një vetaksident ka ndodhur pasditën e sotme në Malishevë, si pasojë e të cilit pesë persona kanë pësuar lëndime trupore.
Lajmin e ka konfirmuar për “Betimi për Drejtësi“, zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.
“Rreth orës 15:20 ka ndodhur vetaksident në Malishevë, për pasojë përveç dëmeve materiale 5 persona që kanë qenë në automjet kanë pësuar lëndime”, tha Elezaj.
Ai shtoi se rasti është duke vazhduar me hetime. /BetimipërDrejtësi