Pesë muaj burg për të akuzuarin për sulm dhe ngacmim

Raporton: Syzana REXHEPI

Gjilan – Sejdi Abazi i akuzuar për dy vepra penale “sulm” dhe “ngacmim”, u dënua me pesë  muaj burgim nga Kryetari i trupit gjykues Ramiz Azizi, i cili aktgjykimi e ka shpallur të mërkurën në Gjykatën Themelore në Gjilan.

Abazi pas pranimit të fajësisë për dy veprat penale që i ngarkoheshin  me aktakuzë, me aktgjykimin e shpallur, për veprën penale sipas pikës 1 të aktakuzës “sulm” u dënua me tre muaj burgim , ndërsa për veprën e dytë penale “ngacmim” u dënua me dy muaj burgim.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Gjilan, Sejdi Abazi ngarkohet me veprën penale “sulm”, pasi me dashje kishte përdorur forcë tani ndaj të dëmtuarës N.N., e cila fillimisht e kishte goditur me një shuplakë të akuzuarin, ndërsa ai më pas e kishte goditur me dy shuplaka të dëmtuarën.

Sipas pikës 2 të aktakuzës, Abazi akuzohet me veprën penale “ngacmim”, pasi vazhdimisht e kishte përcjell të dëmtuarën N.N. pa vullnetin e saj. Përmes rrjeteve sociale kishte shpërndarë foto gjysmë të zhveshura dhe disa sms tek të afërmit e saj. I pandehuri edhe më herët ka pasur sjellje jo të mirë ndaj të dëmtuarës për të cilat ekzistojnë raste të evidentuara. Dhe në këtë mënyrë dhe në këtë mënyrë te e dëmtuara ka shkaktuar shqetësim dhe frikë për jetë.

 

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë