Persona të panjohur vjedhin një armë AK-47 në një shtëpi në Podujevë, gjatë kontrollit policia gjen dy fishekë

Podujeve
Author

Raporton: Florentina OSMANI

Maj 22, 2020

Podujevë – Policia e Kosovës (PK), ka njoftuar përmes raportit të saj 24 orësh, se në qytetin e Podujevës ka ndodhur një rast i vjedhjes.

Policia bën të ditur se, brenda një shtëpie në Podujevë, persona të panjohur kanë vjedhur një armë të tipit AK-47.

Është raportuar se person-a të panjohur kanë hyrë në një shtëpi dhe nga aty  kanë vjedhur një AK-47. Gjatë kontrollit në shtëpi janë gjetur dhe sekuestruar dy fishekë të njëjtës armë”, thuhet në raportin e policisë.

Siç bën të ditur PK, rasti po vazhdon të hetohet. /BetimipërDrejtësi