PËRFUNDON SHQYRTIMI NDAJ ZORAN SPASIÇ, AKTGJYKIMI MË 18 PRILL

Raporton: Adem KRASNIQI

Prishtinë – Ka përfunduar shqyrtimi gjyqësor në rastin ndaj për ish-Këshilltarit Politik Zoran Spasiç, i akuzuar për raportim të rremë të pasurisë. Në seancën e mbajtur të mërkurën në Gjykatën Themelore në Prishtinë, palët kanë dhënë fjalët përfundimtare.

Prokurori Shpend Krasniqi tha se me rastin e shqyrtimit dhe adminstrimit të provave, është vërtetuar se i pandehuri Zoran Spasiç, e ka kryer veprën penale “mosraportim ose raportim i rrem i pasurisë”. Prokurori Krasniqi shtoi se i akuzuari Spasiç, si zyrtar i lartë politik, nuk e ka deklaruar saktë pasurinë, përkatësisht fare nuk e ka lajmëruar parcelën me sipërfaqe prej 3434 metra katrorë, në Rubofc. “Kërkoj nga gjykata që të njëjtin ta shapllë fajtorë dhe ta dënoj sipas ligjit”, tha prokurori Krasniqi.

Në fjalën përfundimtare, avokati i të akuzuarit Spasiç, Shpëtim Sadiku, i kërkoi gjykatës që të merr si rrethanë lehtësuese,  faktin se klienti i tij e ka pranuar fajësinë. “Për kilentin tim, kjo ka qenë pozita e parë në institucionet shtetërore dhe për këtë ska qenë mirë i informuar për procedurat që duhet t’i ndjek. Gjithashtu klienti im parcelën për të cilën akuzohet se nuk e ka deklaruar, e ka fituar mbi bazën e dhuratës, nga prindi i tij dhe për këtë arsye nuk e ka pasur për qëllim që ta fsheh në deklarimin e pasurisë. Andaj kërkoj nga gjykata që të ketë prasysh këto rrethana lehtësuese dha t’ia shqiptoj një dënim sa më të lehtë të mundshëm”, tha avokati Sadiku.

Seanca e radhës ku do të shpallet aktgjykimi për të akuzuarin Spasiç, pritet të mbahet më 18 prill në ora 9:30.

Sipas aktakuzës, Zoran Spasiç akuzohet për veprën penale “mosraportim ose raportim i rrem i pasurisë”, i cili në formularin e 5 shkurtit 2014, nuk e kishte raportuar një parcelë në zonën e Rubovcit, brenda afatit ligjor prej 30 ditësh. Si të gjithë zyrtarët e lartë publik, Zoran Spasiç ka qenë i obliguar  që ta deklaroj pasurinë e tij në formularët e Agjencisë Kundër Korrupsion brenda këtij afati.

 

 

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë