Përfundon shqyrtimi gjyqësor në rastin ku “Bashkimi Projekt” po kërkon 200 mijë euro nga Komuna e Ferizajit për mospërmushje të kontratës

Raporton: Ronesa DRAGUSHA

Prishtinë – Të martën, në Departamentin për Çështje Ekonomike në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka përfunduar shqyrtimi gjyqësor në rastin ku “Bashkimi Projekt” Sh.P.K po kërkon 200 mijë euro nga Komuna e Ferizajit për mospërmushje të kontratës.

Përfaqësuesi i “Bashkimi Projekt”, Ard Sheholli ka propozuar që në këtë procedurë të bëhet nxerrja e provës me ekspetizë financiare, për të caktuar dëmin e shkaktuar dhe fitimin e humbur ndaj paditësit, raporton ”Betimi për Drejtësi”.

Në anën tjetër përfaqësuesi i Komunës së Ferizajit, Sami Vranovci ka kundërshtuar kërkesëpadinë e paditësit si të pabazuar si nga baza juridike si dhe nga lartësia e kërkesëpadisë,

I njëjti ka shtuar se lidhur me projektin e pranuar nga i përfaqësuesi i palës paditëse është konstatuar fakti se ky projekt nuk është dorëzuar në asnsjë organ komunal e as vetë paditesja nuk e ka vërtetuar faktin se një projekt i tillë është dorëzuar

Gjykatësi Bajram Miftari nuk e ka aprovuar peopozimin e përfaqësuesit  për nxjerrjen e provës me eskpertizë ekspertize financiare pasi që ka vlerësuar se faktet që do të vërtetoheshin me atë eskpertize nuk janë relevante për vendosjen meritore të kësaj çështje kontestimore.

Ndërsa pas administrimit të provave nga ana e gjykatësit Miftari, përfaqësuesit e palëve në procedurë kanë propozuar që fjalën përfundimtar ta dorëzojnë me shkrim.

Gjykatësi Miftari ka konstatuar se shqyrtimi gjyqësor për këtë çështje ka përfunduar ndërsa palët i ka njoftuar se në afat prej shtatë ditësh duhet ta dorëzojnë fjalën përfundimtare në formë të shkruar.

Ndryshe, sipas padisë së 14 nëntorit 2018, kompania e ndërtimit “Bashkimi Projekt” Sh.P.K ka paditur Komunën e Ferizajit  për mospërmbushjen e kontratës dhe po kërkon 200 mijë euro kompensim dëmi.

Sipas padisë me 13 nëntor 2015 paditësja “Bashkimi Projekt” me të paditurën kanë lidhur marrëveshje për punë ndërtimore për projektin “Trajtimi i ujerave të zeza dhe ujit të pijshëm, përfshirë infrastrukturën ndërlidhëse për territorin e Komunë së Ferizajit”, përmes së cilës marrëveshje janë pajtuar se e paditura e merr përsipër që t’ia bëjë, pagesat paditësit mirëpo nga ana e Komunës së Ferizajit nuk është ekzekutuar asnjëherë asnjë pagesës.

Andaj mbi këtë bazë paditësja po kërkon që të detyrohet e paditura që t’i paguaj vlerën 200,000.00 euro për shkaktimin e borxhit dhe dëmet e shkaktuara si dhe kamatën ligjore./BetimipërDrejtësi

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë