PËRFUNDON MBROJTJEN E TIJ, INSPEKTORI TATIMOR FAREDIN SYLA

Raporton: Syzana REXHEPI

Gjilan – Në seancën e së hënës të mbajtur në Gjykatën Themelore në Gjilan, ka dhënë mbrojtjen e tij, Faredin Syla, inspektori tatimor i akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Në mbrojtjen e tij, Syla para trupit gjykues tha se është e vërtetë se prej datave 10 deri më 20 nëntor 2013, kishte bërë vizita në ndërmarrjet “ Shampion” , ‘ Migros’ dhe “Eliza” në Kamenicë dhe gjatë vizitave tha se kishte marrë dokumentacioni e ndërmarrjeve. Sipas tij, pasi ishin kthyer në Administratën Tatimore në Gjilan dhe kishin analizuar dokumentet nuk kishin arritur të vërenin parregullsi. Syla tha se nuk kishte marr asnjëherë para ryshfet nga pronarët e ndërmarrjeve.

Para dhënies së mbrojtës së të akuzuarit kanë dhënë dëshminë e tyre dëshmitarët, i dëmtuari Besim Shillova dhe hetuesi policor Shkumbin Sahiti.

Në pytjen e prokurorit Shaban Spahiu dëshmitari Besim Sillova tha se nuk mbetet pranë deklaratës së dhënë në polici dhe prokurori sepse gjatë marrjes në pyetje ne polici kishte pasur presion nga zyrtarët policor.

Në pytjen e radhës të parashtruar nga prokurori se a keni pasur presion në prokurori gjatë marrjes në pyetje dëshmitari tha se për këtë nuk ka sqarim.

Ndërsa dëshmitari Shkumbin Sahiti tha se nuk është vërtetë se është ushtruar presion gjatë marrjes në pyetje ndaj të dëmtuarëve Besim Sillova, Ramadan Morina dhe Naim Hyseni sepse gjatë gjithë kohës sa janë marrë të dëmtuarit në pyetje ai kishte qenë prezent.

Sipas aktakuzës Faredin Syla akuzohet se në muajin nëntor të viti 2013, në periudhën mes datave 13 deri 19 nëntor në cilësinë e personit zyrtar-inspektor tatimor pranë ATK-së në Gjilan, ka keqpërdorur detyrën zyrtare në atë mënyrë që gjatë vizitës-kontrollit në NTP “Shapion” në Kamenicë, pronë e tani të dëmtuarit Naim Hyseni, ku fillimisht të dëmtuarit i kishte thënë se ka vërejtur parregullsi dhe që të nesërmen kishin lënë takim në Gjilan. Me këtë rast ishin takuar tek një bufe afër ATK-së, dhe për të shpëtuar nga ndonjë gjobë për ato parregullsi  nga i dëmtuari kishte pranuar 200 euro ryshfet dhe të njëjtit nuk i kishte bërë procesverbal për parregullsitë apo ndonjë gjobë.

Gjatë muajit nëntor të viti 2013 në kohë dhe datë të pa caktuar duke qenë në pozitën e inspektorit tatimor pranë ATK-së në Gjilan, ka kërkuar ka kërkuar dhe pranuar dhuratë përkatësisht shumën e të hollave prej 450 euro nga tani i dëmtuari Ramadan Morina nga fshati Topanicë, pronar i ndërrmarjes “ Eliza’ nga Kamenica dhe në atë mënyrë që ka hyrë lokalin tregtar të të dëmtuarit dhe pasi bëri një shiqim vizuel të artikujve të njejtit thotë se nuk i paske punët mirë meqë janë gjetur më tepër mallra në lokal, me çka mund të gjobitej prej 400-500 euro, prandaj i kishte thënë që mund të merren vesh po që ai kishte qenë ai që vendosë dhe ditën e nesërme për këtë nga i dëmtuari kishte marr 200 euro kurse një ditë më vonë 520 euro.

Njejtën mënyrë kishte vepruar edhe ndaj të dëmtuarit Besim Sillova pronar i ndërrmarjes “ Migros” ku nga i njejti kishte marrua shumën prej 200 euro dhe tri herë tjera nga 500 euro nga ky i dëmtuar po ashtu edhe 2 her kishte marrur artikuj pa pagesë .

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë