PËRFUNDON MBROJTJEN E SAJ, ISH-GJYQTARJA SHEMSIJE SHEHOLLI

Raporton: Lutfi MORINA

Prizren – Ish-gjykatësja akuzuar për keqpërodrim detyre, Shemsije Sheholli, deklaroi para trupit gjykues se vendimin në lëndën C.nr. 602/03, e ka marrë duke u bazuar në ekspertizën e gjyqësore të gjeodezisë, të vitit 2007 dhe kontratës së vitit 1962.  Gjatë mbrojtjes së saj ajo tha se përfaqësuesin e përkohshëm për paditësin e ka caktuar duke u bazuar në kërkesë padinë e paditësve, në të cilën ka shkruar se i padituri është shpërngulur në Turqi. Andaj ajo u arsyetua se duke mos ditur adresën, ka qenë e detyruar t’i caktonte përfaqësues të përkohshëm, i cili do t’i mbronte të drejtat e tij në mënyrë profesionale. Ish gjykatësja Sheholli tha poashtu se para se t’ia caktonte përfaqësuesin e përkohshëm, ajo vazhdimisht është thirrur në disa aktvendime dhe aktgjykime të shkallës së parë dhe të dytë, që janë marrë rreth pronës kontestuese.

Prokurori i rastit, Genc Nixha dhe përfaqësuesi i palës së dëmtuar, avokati Hajrip Krasniqi kanë reaguar në deklaratat e të akuzuarës, duke theksuar se ajo vazhdimisht i është shmangur pyetjeve të tyre. Poashtu, të njejtit deklaruan se  aktvendimet e Gjykatës së Apelit në të cilat është thirrur gjyqtarja, nuk kanë të bëjnë fare me objektin e akuzës.

Ky shqyrtim gjyqësor do të vazhdoj me fjalët përfundimtare të palëve, me 24 maj duke filluar na ora 9.

Me datën 12 shtator 2013, Prokuroria e Shtetit, ka ngritur aktakuzë ndaj Shemsije Shehollit, të cilën e akuzon se duke qenë në detyrën e gjykatëses në ish Gjykatën Komunale në Prishtinë, ka ka aprovuar kërkesën e paditësve Jetullah, Sherife dhe Naim Krasniqi, me të cilën vërtetohet se ata janë pronarë të një prone, në vendin e quajtur “Kroi i Bardhë”. Sipas aktakuzës në këtë rast ajo i ka caktuar të paditurit, Ustun Sylejmani, një përfaqësues të përkohshëm, me arsyetimin se i njëjti është zhvendosur në Turqi. Ish gjykatësja poashtu akuzohet se nuk ka ndërmarrë veprime për të gjetur të paditurin ose për të vërtetuar një gjendje të tillë dhe se nuk ka zbatuar ligjet pozitive që të shpallë vendimin në gazetën zyrtare. Në këtë rast, prokuroria pretendon se i është mohuar e drejta e pjesëmarrjes në kontest, trashëgimtarëve ligjor të të paditurit, Zineta, Ifeta dhe Eroll Nikoqeviq.

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë