Përfundon gjykimi për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe mashtrim në detyrë ndaj ish-drejtorit të Urbanizmit dhe zyrtares komunale të Skënderajt

Vushtri
Author

Raporton: Amir BUNJAKU

Korrik 21, 2020

Mitrovicë – Në Gjykatën Themelore në Mitrovicë, të martën, ka përfunduar gjykimi ndaj ish–drejtorit të Urbanizmit të komunës së Seknderajit, Hasan Shala, si dhe zyrtares së kësaj drejtorie, Sanije Ahmeti, të cilët po ngarkohen me veprat penale keqpërdorim i detyrës zyrtare dhe mashtrim.

Ata po akuzohen se kanë tejkaluar kompetencat e tyre me qëllim që të përfitojë dobi pasurore organizata e biznesit NNSH “ILEAA-GR”, lidhur me projektin për rregullimin e pishave të parkut në Skenderaj, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Fillimisht, seancën e së martës janë marrë në pyetje të akuzuarit Shala dhe Ahmeti pastaj gjykimi ka vazhduar me dhënien e fjalës përfundimtare të palëve.

Në pyetjet e mbrojtësit të tij, avokatit Gani Rexha, Shala ka deklaruar se ka qenë i domosdoshëm ndryshimi i projektit dhe kur është bërë riformatizimi i pozicionit të projektit për rregullimin e parkut, ai tha se kishte pasur parasysh që mos të kalohet vlera e kontratës.

Shala ka thënë se situata në terren e ka imponua vendosjen e murit mbrojtës në vend të rrethojës e cila ishte paraparë në projekt, dhe sipas tij, kjo kishte qenë arsyeja pse kishte aprovuar ndryshimin e pozicionit.

“Kërkesa për ndryshim të pozicionit është bërë për zyrën e prokurimit ndërsa ju keni lëshuar vendimin,  a mund të na sqaroni këtë rrethanë”, ka pyetur prokurori Ismet Ujkani.

“Ne e kemi marrë vendimin si menagjerë dhe mbikëqyrës i projektit për zhvillimin e punëve siç janë prezentu në dokumentacion”, është përgjigjur Shala.

Ai tutje ka shtuar se në praktikën e veprimtarisë së zhvillimit të projketeve gjithëherë lejohet ndryshimi i pozicioneve për shkak se situata në terren dikton ndryshimin e pozicioneve.

Kërkesën për ndryshimin apo rifromatizimin e projektit e kishte bërë e pandehura Ahmeti.

Po ashtu, Ahmeti ka thënë se situata për ndryshim është paraqitur gjatë realzimit të punëve në teren, pasi sipas saj, tereni ka paraqitur rrezik për rrëzimin e pishave shumëvjeçare.

“A keni mendu që ky ndryshim apo riformatizim do ta ndryshonte koston e kontratës qoftë më shtrejtë apo më lirë, dhe a keni ndërmarr ju ndonjë veprim”, e ka pyetur mbrojtësja e të pandehurës, avokatja Drita Shabanhaxhaj.

“Ky ndryshim nuk e ndryshon kontratën dhe nuk kam ndërmarr diçka për arsye se edhe në kotnratë në nenin 2 pika 2.2 ceket që çmimi i kontratës duhet të jetë i prerë dhe i pandryshueshëm”, është përgjigjur e pandehura Ahmeti.

E pandehura tha se ka kërkuar që të hiqet rrethoja e paraparë në projekt që kishte qenë në vlerë prej 3 755 euro dhe të zëvendësohet me murin mbrojtës.

“A lejohet ndryshimi i pozicioneve pasi është lidh kontrata”, ka pyetur prokurori Ujkani.

“Lejohet e kemi me kontrat në nenin 12 pika 1 dhe 3”, është përgjigj Ahmeti.

Kur është pyetur lidhur me raprotin mbi përfundimin e punimeve, e pandehura ka thënë se raportin e kishte përfunduar pas pranimit teknik të komsionit prej pesë anëtarve e që një anëtar kishte qenë nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale.

Pas përfundimit të marrjes në pyetje të pandehurve gjykimi ka vazhduar me dhënien e fjalës përfundimtare.

Prokurori Ujkani ka thënë se e pandehura Ahmeti ka kërkuar nga zyra e prokurimit për ndryshimin e pozicioneve të parapara në kontratë për rregullimin e parkut te pishat në Skendraj edhe pse nuk ka qenë i lejuar, ndërsa i pandehuri Shala ka marrë vendim dhe ka aprvuar kërkesen edhe pse nuk kishte qenë në kompetencë të tij me ç` rast të pandehurit kanë keqpërdor detyrën zyrtare.

Gjithashtu, prokurori tha se e pandehura Ahmeti kishte bërë prezentim të rrem të raporteve duke paraqitur përfundimin e punëve për rregullimin e parkut siç ishte paraparë në kontratë edhe pse, sipas tij, nuk ishin përfunduar sipas kontratës.

Ai i ka propozuar gjyaktës që të pandehruit t`i shpallë fajtor dhe t`i dënoj sipas ligjit.

Në anën tjetër, avokati Rexha në fjalën përfundimtare nuk ëshë pajtuar me prokurorin pasi sipas tij, akuza nuk gjen mbështetje në fakte dhe prova konkrete.

“Për ekzistimin e veprës penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 422 par 1 të KPRK-së është mëse e nevosjhme që të plotësohen tri kushe themelore. E para që i akuzuari t` i sjell vetes dobi pasurore të kundërligjshme apo tjetrit apo të dëmtoj ndonjë organizatë tjetër ekonomike. Përveç fjalws se ka sjell dëm pasuror dhe se ka dëmtuar buxhetin e Republikës së Kosovës, unë nuk dëgjova se me çfarë shuma parash është pasuruar i akuzuari në mënyrë të kundërligjshme, çfarë shume parash i ka sjell fitim pasuror firmës apo sa ishte shuma e parave me të cilat është dëmtuar buxheti i Republikës së Kosovës, pa preczimin e shumave të përfitmit pasuror kundërligjor nuk mund të bisedohet për kryerje të veprës penale për të cilën i mbrojturi im akuzohet. Mungon precizimi i shumave të përfimit pasuror të kundërligjshëm sepse provat te cilat u nxjerren gjatë shqyritmit gjyqësor nuk e vertetuan këtë fakt”, ka deklaruar avokati Rexha.

Kurse sa i përket ripozicionimit të pozitave në terren apo ndryshimit të kontratës, avokati Rexha, ka dekalruar se kontrata krijohet me vullnetin e palëve dhe me vullnetin e tyre mund të ndryshohet.

Rexha i ka propozuar gjykatës që të mbrojturin e tij në mungesë të provave ta liroj nga vepra penale me të cilën ngarkohet.

Po ashtu, edhe mbrojtësja e të pandehurës Ahmeti, avokatja Shabanhaxhaj në fjalën përfundimtare ka deklaruar se e mbrojtura e saj nuk ka përvetësaur pasuri të kundërligjshme dhe se me veprimet e saj nuk i ka sjellë dobi askujt, me ç`rast i ka propozuar gjykatës që në mungesë të provave ta liroj nga akuza.

Me përfudnimin e fjalës përfundimtare, gjykatësi Beqir Halili e ka shpallur të përfunduar gjykimin për këtë rast dhe i ka njoftuar palët se aktgjykimi do të shpallet me 24 korrik 2020, në ora 14:00.

Ndryshe, sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, të ngritur më 15 korrik 2016, Hasan Shala, në cilësinë e drejtorit të Urbanizimit dhe Mbrojtjes së Mjedisit në Komunën e Skenderajt, si dhe Sanije Ahmeti si inxhiniere e arkitekturës në këtë drejtori, po akuzohen se  duke shfrytëzuar detyrën dhe autoritetin zyrtar kanë tejkaluar kompetencat e tyre me qëllim që të përfitojë dobi pasurore personi tjetër dhe atë organizata e biznesit NNSH” ILEAA-GR”.

Bazuar në aktakuzë, e akuzuara Sanije Ahmeti si mbikëqyrëse e punimeve të projektit për rregullimin e parkut “Te pishat” në Skenderaj më 28 shtator 2011, ka kërkuar nga zyra e prokurimit që të bëhet riformatimi- ndryshimi i pozicioneve të parapara me kontratën numër 643-11-033-521 të datës 21 korrik 2011.

Kontratë, kjo e cila sipas aktakuzës, ishte e nënshkruar në mes Komunës së Skenderajt dhe kompanisë NNSH” ILEAA-GR” në Skenderaj, për rregullimin e pishave të parkut në Skenderaj në vlerë prej 88.004,00 euro.

Kurse, i akuzuari Hasan Shala, sipas aktakuzës, më 4 tetor 2011, ka marr vendim me anë të së cilit është aprovuar kërkesa, duke ndryshuar pozicionet e punës së rrethojës të parapara me kontratë me zëvendësimin e platosë më kubeja dhe murit mbrojtës për punime në terren edhe pse kompania NNSH” ILEAA-GR” kishte filluar realizimin e punëve sipas kontratës.

Në vazhdim të aktakuzës, thuhet se ndryshimi i pozicioneve në paramasë nuk lejohet dhe se implementimi është dashur të bëhet në pajtim me kushtet e përcaktuara me kontratën e nënshkruar dhe asnjë kusht i kontratës nuk duhej ndryshuar pas nënshkrimit të saj.

Me këtë organi i akuzës i ngarkon me veprën penale “keqpërdorimi i pozitës apo autoritet zyrtar” nga neni 422 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Përveç kësaj, Sanije Ahmeti akuzohet edhe se si inxhiniere e arkitekturës në Drejtorinë për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Ambientit në Komunën e Skenderajt, me qëllim të përfitimi të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete apo kompaninë NNSH” ILEAA-GR” në Skenderaj ka bërë prezantimin e rremë të raporteve të datës 12 dhjetor 2011, mbi përfundimin e punëve në rregullimin e parkut te pishat në Skenderaj duke cekur se punët janë kryer ashtu siç është paraparë me kontratë.

Në aktakuzë thuhet se e akuzuara në fjalë ka vënë në lajthim personat e autorizuar zyrtar në kryerjen e pagesave në shumën prej 80.190,00 euro, si dhe në shumën prej 7.814,00 euro edhe pse kompania NNSH “ILEAA-GR” nuk i kishte përfunduar punët ashtu siç ishte paraparë me kontratë.

Me këtë, po akuzohet se ka kryer veprën penale “mashtrimi në detyrë”, nga neni 341, paragrafi 3, lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Përkohshëm të Kosovës, në bashkim real me veprën penale si nën pikën 1 të dispozitivit.