Përfundon gjykimi në rastin ku paditësi po kërkon nga Komuna e Prishtinës tri paga në emër të shpërblimeve jubilare në vlerë rreth 2 mijë euro

Raporton: Valdita KELMENDI

Prishtinë –Përfundon gjykimi ne rasti ku paditësi Behram Morina po kërkon nga  Komuna e Prishtinës t’ia paguaj pagesat e pagave përcjellëse dhe për shpërblim jubilar shumën në vlerë  prej  1,915.14 euro.

 Lidhur me këtë së seancën e së mërkurës gjykata konstaton për palën e paditur mungon ku dhe se i njëjti ka qenë i ftuar në mënyrë të rregullt përmes procesverbalit të 11 nëntor 2021 të cilën sipas autorizimit e ka përfaqësuar avokatura Istrefi të njëjtin nuk e kanë arsyetuar.

Ndërsa lidhur me të paditurën DKA, përfaqësuesi i paditësit Behrami, avokti Basri Morina i ka propozuar gjykatës që seanca e stome të mbahet në mungesë të palës paditur DKA.

Pas propozimit të përfaqësuesit palës paditëse Behrami, avoakti Morina, gjykata komform nenit 423 paragrafi i katër të LPK bie aktvendim që seanca të mbahet në mungesë të përfaqësuesit palës paditura DKA.

Përfaqësuesi  palës së paditësit Behrami, avokati Morina deklaroi se kundërshtojmë në tërësi thëniet e përfaqësuesit të paditurës DKA me që të njëjtat nuk kanë asnjë mbështetje ligjore, madje dhe paraqesin  kategori kundër kushtetuese dhe bie ndesh me konventën evropiane të drejtave të njeriut pasi që sipas tij, po tentojnë  që të zvarrisin procedurën të lajthitin gjykatën.

Me qenë se nuk kishte propozime të tjera, gjykatësja Kosovare Musliu-Proshkaj e bëri edhe administrimi i provave, ku palët nuk patën vërejte.

Në fjalën përfundimtare i autorizuari i paditësit Behrami, avokati Morina i propozoi gjykatës që padia the kërkesëpadia dhe precizimi të bëre nga seanca e kaluar të aprovohet në tërësi si e bazuar me ligj.

Kurse lidhur më këtë ai tha se sa i përket shpenzimeve të precizuara sipas shpenzimeve  të procedurë, gjykatë do t’ia paraqesim në grafikun në mënyrë skematike të precizuara nga Oda e Avokatëve, ku vlera shpenzimet totale është 1,073.40 euro të precizuara në parashtresë.

Ndërsa paditësi Behrami në fjalën përfundimtare tha se mbetemi në tërës pranë padisë dhe kërkesëpadisë si dhe deklamimeve të dhëna nga avokati i tij mbrojtës, duke propozuara që të njëjtat të aprovohet në tërësi si e bazuar.

Gjykata konstatoi se shqyrtimi gjyqësore në këtë lëndë ka përfunduar.

Ndryshe sipas padisë të ushtuar më 24 prill 2019, në Prishtinë paditësi Behrami  nga Vushtrria po kërkon nga e paditura Drejtoria Komunale e Arsimit në Prishtinë, t’ia paguaj  tre pagat në emër të shpërblimeve jubilare.

Në padi thuhet se paditësi Behrami kishte qenë në marrëdhënie pune tek BIK. Paditësi Behrami kishte punuar pa ndërprerë nga data 01 nëntor deri më 31 gusht 2010, ndërsa i pensionuar më 30 majë 2016, ku përvoja e punës e paditësit Berhrami është 32 vjet 10 muaj.

Tutje në padi thuhet se paditësi është pensionuar më 30 maj 2916 dhe me këtë rast e paditura DKA nuk ia kishte paguar tre pagat mujore përcjellëse në shumën prej 957,57 euro, dhe tre pagat në emër të shpërblimeve jubilare ne shumën prej 1915,14 euro.

Prandaj, me anë të kësaj  padie paditësi Behrami po kërkon nga gjykata që të aprovohet në tërësi padia si e bazuar në ligj dhe që të obligohet i paditura DKA, t’ia paguaj tre pagat mujore përcjellëse në shumën prej 957,57 euro, dhe tre pagat në emër të shpërblimeve jubilare ne shumën prej 1915,14 euro, me kamatë prej 8% e cila llogaritet nga data e paraqitjes së padis në Gjykatë e deri në pagesën definitive./ BetimipërDrejtësi

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë