Përfundon gjykimi në rastin ku paditësi po kërkon anulimin e vendimin e MSh-së

Raporton- Blerta BARKU

Prishtinë- Në Departamentin për Çështje Administrative, në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ka përfunduar konflikti administrativ në rastin ku paditës, Ekrem Shema po kërkon anulohet vendimi i Ministrisë së Shëndetësisë.

Përfaqësuesja e paditësit, Ekrem Shema, avokatja Lirikë Sylaj deklaroi se mbetët në tërësi pranë padisë dhe kërkesë padisë me kërkesë që gjykata të njëjtën ta aprovojnë tërësi të bazuar dhe ta anuloj vendimin kontestues të të paditurës Kryeinspektorit Shëndetësor -të datës 27 shtator 2019.

Ajo tha se vendimi është jo ligjshëm dhe jo i drejtë për arsye se më datë 27 korrik 2019 Inspektorati Farmaceutik e ka ndëshkuar paditësin pronar i Qarkulluesit  Farmaceutik me Shumicë për Produktet dhe Paisjet Medicinale “Italmed”, në shumën prej 1 mijë euro.

E njëjta tha se këtë vendim paditësi e ka pranuar më datë 30 gusht 2019 dhe sipas këshillës juridike i njëjti ka pasur afat 8 ditë për parashtrimin  e ankesës pranë Kryeinspektorit Shëndetësor, ku paditësi e ka respektuar afatin ligjor dhe e ka parashtruar ankesën brenda afatit megjithatë e paditura me vendimin kontestues thekson që ankesa e paditësit  është e jashtë afatshme

Sipas saj e paditura nuk e ka arsyetuar fare faktin se si ka ardhur deri tek një konstatim i tillë, për shkak se  enjëjta ka llogaritur afatin e ankesës prej ditës kur e ka lëshuar vendimin e jo nga dita kur paditësi e ka pranuar  të njëjtin me anë të postës.

Andaj e njëjta i propozoj gjykatës që të shqyrtoi këtë çështje të afatshmërisë për veç  faktit se vendimi nuk ka as basueshmëri materiale pasi që paditësi nuk ka qenë fare i obliguar që të bëjë verifikimin se a janë vazhduar apo jo licencat e subjekteve farmaceutike andaj e njëjta tha se mbi këtë baza gjoba  e shqiptuar është në kundërshtim me dispozitat ligjore dhe nuk ka bazueshmëri juridike.

Pas kësaj, gjykatësja Luljeta Maxhuni administroi provat materiale dhe konstatoi se procedura e provave në këtë çështje ka përfunduar.

Në fjalën përfundimtare, paditësja E.V. i propozoi gjykatës që vendimi i të paditurës të anulohet dhe padia të aprovohet në tërësi si e bazuar.

Ne fjalën përfundimtare përfaqësuesja e paditësit Shema, Lirikë Syla deklaroi se edhe nga administrimi i provave është vërtetuar qartë që e paditura nuk e ka argumentuar si të jashtë afatshme ankesën pasi që [email protected] dihet afatet rrjedhin nga dita e nesërme që vije pas ditës kur pranohet vendimi dhe atë në përputhje me Ligjin e Procedurës së Përgjithshme Administrative.

E njëjta ritheksoi se vendimin paditësi e ka  pranuar me datën 30 korrik 2019 ndërsa ankesën e ka parashtruar më 6 shtator 2019, pra në ditën  e7 pas pranimit të vendimit.

Në fund e njëjta i ka propozuar gjykatës që ta aprovoi në tërësi padinë e paditësit, ta anuloj vendimin kontestues dhe çështjen ta kthej në rishqyrtim dhe rivendosje tek e paditura.

Sipas Padisë së ushtruar më 10 tetor 2019, paditësi Ekrem Shema po kërkon anulohet vendimi i Ministrisë së Shëndetësisë.

Me vendimin të MSh  është hudhë ankesa e paditësit si e pa afat, në arsyetimin e këtij vendimi thuhet se Ekrem Shema, pronar i Qarkulluesit  Farmaceutik me Shumicë për Produktet dhe Pisjet Medicinale “Italmed”, ka ushtruar ankesë më 6 shtator 2019, kundër vendimit të Inspektoriatit Farmaceutik të datës 27 gusht 2019,  përkatësisht ankesa është ushtruar pas kalimit të afatit ligjor prej 8 ditësh [email protected] ishte caktuar në këshillën juridike të vendimit të datës 27 korrik.2019./BetimipërDrejtësi

 

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë