Përfundon gjykimi ku paditësja kërkon 10 mijë euro kompensim, palët nuk kundërshtojnë ekspertizën mjekësore

user
Author

Raporton: Arbenita RRAHMANI

Prill 29, 2021

Lipjan- në Gjykatën Themelore në Prishtinë, dega në Lipjan, ka përfunduar procedura civile në rastin ku paditësja Mihrije Gashi po kërkon nga Kompania e sigurimeve “SCARDIAN”, kompensimin e dëmit nga autopërgjegjësia në vlerë prej 10 mijë eurosh.

Fillimisht palët deklaruan se e kanë pranuar ekspertizën mjekësore dhe ndaj saj nuk kanë vërejtje e as pyetje.

Përfaqësuesi i paditëses, avokati Beshir Zani ka deklaruar se qëndron në tërësi pranë padisë dhe kërkesëpadisë si në seancat e mbajtura deri më tani, si dhe parashtresës për precizimin e kërkesëpadisë.

Zani tutje ka thënë se, prej pranimit të ekspertizës e deri më tani nuk kanë pasur ndonjë kontakt me të paditurën mbi mundësin e arritjes së ndonjë marrëveshje gjyqësore, dhe nëse e njëjta shpreh gatishmëri, atëherë do ta shqyrtojnë si mundësi.

Ndërsa përfaqësuesi i te paditurës, avokati Mahid Berisha ka deklaruar se e paditura mbetët në tërësi pranë pretendimeve të cekura nga seancat e mbajtura deri më tani.

Tutje Berisha ka thënë se, e paditura duke u bazuar në ekspertizën mjekësore është e gatshme që lëndën ta mbyll me pajtim gjyqësor bazuar në kriteret dhe kategoritë e cekura si në ekspertizë, ofertë kjo për të gjitha kategoritë e lëndimit material dhe jo material që është në lartësi prej 6.000 euro, duke përfshirë edhe shpenzimet e procedurës.

Meqë përfaqësuesit e palëve Zani e Berisha, nuk u dakorduan për arritjen e marrëveshjes gjyqësore, gjykatësi Zenel Tasholli mori aktvendim që të administrohen  provat e propozuara, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Pas administrimit të provave në fjalën përfundimtare përfaqësuesi i paditëses Zani deklaroi se gjatë këtij shqyrtimi gjyqësor përveç bazës që nuk ka qenë e kontestueshme nga provat e administruara është vërtetuar saktësisht dëmi tek paditësja kështu justifikohen në mënyrë të plotë shumat të cilat janë precizuar si me parashtresën e datës 16 prill 2021.

I njëjti, i propozoj gjykatës që ta aprovoj padinë dhe kërkesëpadinë në tërësi si të precizuar me kamatë ligjore prej 8%, e po ashtu i kërkoi edhe shpenzimet e procedurës dhe ato për avokat sipas tarifës të OAK-së.

Ndërsa përfaqësuesi i të paditrës Berisha në fjalën e tij përfundimtare është deklaruar lidhur me preczimin e kërkesëpadisë përmes parashtresës së datës 16 prill 2021, duke thënë se shumat të cilat janë kërkuar, janë shumë të larta dhe nuk janë në harmoni me kriteret e kompensimit nga ligji i autopërgjegjësisë.

Ndërsa sa i përket kërkesës për dëmin material, i njëjti i ka kontestuar në tërësi për nga baza e tyre, pasiqë sipas dispozitave ligjore në fuqi dëmi material kompensohet në ato raste kur ka prova materiale se janë shkaktuar ato shpenzime dhe të njëjtat kanë mbulueshmëri në kupona fiskal për këtë të njëjtat nuk mund të kompensohen pa qenë të tilla.

Andaj Berisha, i propozoj gjykatës që kërkesëpadinë e paditëses ta refuzoj mbi shumën e ofruar nga e paditura si e pa bazuar në prova dhe fakte.

Kurse sa i përket shpenzimeve të procedurës të njëjtat i propozoi gjykatës që të i aprovoj në bazë të nenit 452 pika 2 të LPK-s, duke marrë për bazë qasjen e të paditurës për përmbushjen e obligimeve ligjore.

Në këto rrethana seanca u përfundua.

Ndryshe, më 26 nëntor 2018, Mihrije Gashi ka dorëzuar padi për kompensim dëmi nga autopërgjegjësia në Gjykatën Themelore në Prishtinë, dega në Lipjan, kundër kompanisë së sigurimeve “SCARDIAN”.

Sipas padisë, paditësja Gashi me 10 gusht 2018, rreth orës 18:07 minuta, në afërsi të fshatit Kraishtë, ka pësuar aksident komunikacioni në të cilin e dëmtuara ka pësuar lëndime të rënda trupore.

Sipas padisë, ne automjetin e markës “BMW”, në të cilin ndodhej tani e dëmtuara ka dalur nga rruga duke e përplasur në sipërfaqen e betonuar të një gypi të rrugës së fshatit.

Tutje sipas padisë, nga ky aksident lëndimet të rënda trupore ka pësuar paditësja, ku dyshohet të i jene shkaktuar dy fraktura, ku për trajtim të mëtutjeshëm është dërguar për në QKUK, duke pasur kështu tretman të vazhdueshëm mjekësor për një periudhë të gjatë kohore, për dëmtime trupore dhe ato psiqike të cilat e njëjta i ka pasur.

Gjithnjë sipas padisë, automjeti me lëshime e të cilit është shkaktuar aksidenti i komunikacionit rrugor, është siguruar tek KS “SCARDIAN” me seli në Prishtinë, tek e cila kanë parashtruar kërkesën për kompensim, por duke mos arritur marrëveshje jashtgjyqësore.

Mbi këtë bazë paditësja Mihrije Gashi po kërkon nga e paditura kompania e sigurimeve “SCARDIAN”, kompensimin e dëmit nga autopërgjegjësia. /BetimipërDrejtësi