Përfundojnë hetimet në rastin ndaj ish-deputetit Azem Syla dhe 51 të tjerëve

Raporton: Valdet HAJDINI

Prishtinë – Me përfundimin e marrjes në pyetje të ‘Dëshmitarit 2’, në rastin ndaj ish-deputetit të PDK-së,  Azem Syla dhe 51 personave tjerë, ka përfunduar edhe faza e hetimeve të veçanta për këtë rast.

Në seancën e mbajtur të enjten, shumicën e kohës për marrjen në pyetje të ‘Dëshmitarit 2’ e ka marr mbrojtësi i Shpresim Ukës, avokati Afrim Salihu.

Në një prononcim për “Betimi për Drejtësi”, avokati Salihu deklaroi se me pyetjet e tij ka dashur të zbuloi pohimet e dëshmitarit, nëse me të vërtet në këtë rast kemi të bëjmë me krim të organizuar, siç kishte deklaruar dëshmitari në polici. “E kam pyetur dëshmitarin se çfarë persona kanë hyrë në lokalin tuaj, nëse ka pasur raste të ekceseve, nëse Shpresimi ka sjellë probleme apo i është kërcënuar. Në të gjitha përgjigjet e tij, dëshmitari ka thënë se nuk ka pasur asnjë nga këto sjelle” tha avokati Salihu.

Ndërkaq, Avokati Afrim Salihu deklaroi se në këtë seance e kishte përballur dëshmitarin me disa pagesa dhe fatura, ku për disa prej tyre me vlera jashtëzakonisht të larta, ndërsa dëshmitari për disa prej tyre kishte thënë që nuk i kujtoheshin.

Ndryshe, në seancat e veçanta hetuese të mbajtura për këtë rast janë marrë në pyetje dy dëshmitarë të mbrojtur të propozuar nga prokuroria, të njohur si “dëshmitari 1” dhe “dëshmitari 2”.

Nga deklarata e mëhershme e mbrojtësit të ish-deputetit Azem Syla, avokatit Tomë Gashi për “Betimi për Drejtësi”, prokurori Danilo Cecarelli është deklaruar se do të ngrisë aktakuzë për këtë rast.

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Azem Syla dhe të tjerët  dyshohet se e  kanë dëmtuar buxhetin e Republikës së Kosovës për 30 milionë euro.

Listës së të dyshuarve për krim të organizuar i prin Azem Syla, Shaban Syla, Shpresim Uka, Fahredin Gashi, Arton Vila, Hajrullah Berisha, Ilaz Syla, Driton Hajdari, Nuhi Uka – ish kryetar i Gjykatës Komunale në Prishtinë, Sabedin Haxhiu – kryeshef i ndërmarrjes publike banesore, avokatët Avni Maxhuni, Eduar Gashi, Mexhid Syla, dhe Gazmend Gashi.

Në këtë listë janë edhe Ramadan Uka – inxhinier, Avdyrrahman Brashori, Tefik Uka – zyrtar në Gjykatën Komunale të Prishtinës, Biserka Adianqiq – zyrtare certifikuese në Gjykatën Komunale të Prishtinës, dega në Graçanicë, Miliana Vlasaqeviq – zyrtare certifikuese në Gjykatën Komunale të Gracanicës, Lubisha Vujoviq, Aleksandër Bllagojeviq – polic i Kosovës, Vidosav Novakoviq – ish-polic i Serbisë, Bozhidar Lekiq, Dragan Maksimoviq, Shqipe Maxhuni, Elhame Uka, Lumnije Sopjani, Sami Maqedonci, Mustafë Haliti, Sali Bivolaku, Idriz Buza, Nyrtene Brajshori, Enver Çoçaj, Visar Ahmeti, Samir Haxhimusaj, Ndue Palushi, Shkelqim Latifaj, Jusuf Lataj, Agron Haxhosaj, Xhevahir Begolli, Nadir Shantir, Muharrem Kadriu, Ramadan Mavraj, Raif Hajdini, Valdet Shaqiri, Skender Potera, Arsim Hasani, Kujtim Bucaliu, Baki Abdullahu, Haki Hyseni, Jeton Govori si  dhe Besnik Rexha.

Gjatë aksionit të EULEX-it dhe Policisë së Kosovës për arrestimin e këtyre personave ishte bërë bastisja e rreth 40 lokacioneve të ndryshme.

 

 

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë