PËR FALSIFIKIM TË TARGAVE TË VETURËS DËNOHET ME KATËR MUAJ BURGIM ME KUSHT

Raporton: Verona KADRIU

Ferizaj – Osman Alshiqi i akuzuar për veprën penale “rastet e posaçme të falsifikimmit”, të premten në Gjykatën Themelore në Ferizaj pranoi fajësinë për veprën penale që i rëndohet. Gjykata i shqiptoi sanksionin penal me katër muaj burgim me kusht. Po ashtu u konfiskuan targat e veturës si dhe u urdhërua të paguaj shpenzimet procedurale në shumë prej 20 euro.

Aktgjykimi ndaj Ibishit u shpall nga gjyqtarja individuale i çështjes Hysnije Gashi.

Ndaj të pandehurit Alshiqi, Prokuroria Themelore në Ferizaj kishte caktuar me urdhër ndëshkimor dënimin me gjobë në shumë prej 200 euro, mirëpo i pandehuri ka kundërshtuar këtë sanksion, pasi që siç deklaroi është i gjendjes së dobët ekonomike dhe i papunë.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Osman Alshiqi akuzohej për veprën penale “rastet e posaçme të falsifikimit”, sepse më 12 mars 2016, rreth orës 02:00 në magjistralen Ferizaj-Prishtinë, gjatë kontrollit të policisë të veturës “Golf II” me targat 01-247-DT, të cilët ishin vendosur në veturë nuk ishin të veturës “Golf” por të veturës “Opel Vectra” në emër të E.H. Nga kjo është vërtetuar se targat janë keqpërdorur dhe të njejtat policia i ka konfiskuar.

 

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë