Pasuria e gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese, Radomir Laban

Raporton: Naim JAKAJ

Prishtinë – Agjencia Kundër Korrupsionit (AKK) ka publikuar deklarimin e pasurisë së zyrtarëve të lartë publik.

Në deklarimin e pasurisë në AKK, gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Radomir Laban, si të hyra vjetore nga paga e rregullt, ka deklaruar gjithsej 40,061.07 euro dhe 3,002.34 euro nga tërheqja e 10% nga Trusti, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Po ashtu, e hyrë tjetër është realizuar nga fëmijët në shumën prej 3,144 euro, përderisa emër të bashkëshortes të hyrat kanë qenë në shumën prej 9,800.00 euro.

Si para të gatshme, Laban ka deklaruar 44,000 euro. Para të gatshme në shumën prej 50,000 euro janë deklaruar në emër të bashkëshortes si dhe 900 euro në emër të fëmijëve.

Sa i përket paluajtshmërive, Laban ka deklaruar:

  1. Tokë bujqësore me sipërfaqe prej 4,000 m2 e trashëguar në vitet 1975-1976 dhe e cila e kap vleren prej 120,000 euro (pasuri e deklaruesit);
  2. Shtëpi familjare me sipërfaqe prej 200 m2 e trashëguar në vitet 1975-1976, vlera e së cilës nuk është shënuar (pasuri e përbashkët);
  3. Tokë bujqësore me sipërfaqe prej 4,000 m2 e përfituar nga kontrata mbi mbajtjen e përjetshme në vitet 2013-2014 dhe e cila e kap vlerën prej 120,000 euro (pasuri e përbashkët);
  4. Apartment me sipërfaqe prej 78 m2 i përfituar përmes kontratës për përdorim të përjetshëm në vitet 2013-2014 vlera e së cilës nuk është shënuar (pasuri e përbashkët).

Si pasuri të luajtshme, Laban ka deklaruar një veturë në vlerë prej 5,000 euro, e blerë nga bashkëshortja në vitin 2019.  /BetimipërDrejtësi

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë