Pas vendimit për mbylljen e parqeve në Kosovë, qytetarët nuk frekuentojnë Burimin e Istogut dhe parkun e Banjës së Pejës

dddd
Author

Raporton: Alban MEHMETAJ

Mars 24, 2020

Istog – Gjatë kohës së evidentimit të rasteve me koronavirus, Ministria e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike ka marrë vendim që të ndalohet frekuentimi i të gjitha parqeve apo ambienteve të ngjashme në Republikën e Kosovës, si masë preventive për parandalimin e virusit në fjalë.

Pas këtij vendimi, qytetarët e Istogut nuk kanë frekuentuar parqet dhe hapësirat e tjera, respektivisht Burimin e Istogut dhe parkun e Banjës së Pejës.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar, për “Betimi për Drejtësi”, zëdhënësi për media në Policinë Rajonale të Pejës, Xhevat Ibraj, i cili tha se policia ka ndërmarrë të gjitha veprimet për t’i ndaluar qytetarët e Komunës së Istogut për frekuentimin e parqeve dhe shëtitoreve, respektivisht frekuentimin e Burimit të Istogut.

“Ndërsa sa i përket shëtitores dhe parkut tek Banja e Pejës, meqë ajo është në pronësi private, është mbyllur nga pronari, dhe tani nuk ka frekuentim nga qytetarët e Komunës së Istogut, ku gjendja është e qetë”, ka thënë Ibraj.

Sipas Prokurorisë Themelore në Pejë, gjatë dy ditëve të vikendit në Komunën e Istogut janë ndaluar 3 persona, të cilët nuk e kanë zbatuar vendimin e Qeverisë për mbylljen e bizneseve, lokaleve dhe kafiterive, si masë parandaluese për epideminë e koronaviruesit.

Ndryshme “Betimi për Drejtësi”, në vazhdimësi ka raportuar se gjatë kohës së evidentimit të rasteve me koronavirus gjendja e sigurisë në Komunën e Istogut rezulton të jetë stabile dhe pa raste të identifikuara me epideminë në fjalë. /BetimipërDrejtësi