Pagesa ‘cash’ e rrit evazionin fiskal, të gjitha pagesat të bëhen përmes bankave

Raporton: Mirjeta Duraku

Pagesa ‘cash’ e pranimit të porosive e vështirëson punën për gjetjen e individëve që po mashtrojnë qytetarët, që pothuajse në të gjitha rastet nuk kanë një emër kontakti, numër apo adresë.

Ilir Murtezaj, drejtor i Administratës Tatimore të Kosovës, në emisionin “Betimi për Drejtësi”, tha se kur një pagesë bëhet përmes bankës mundësia e mashtrimit zvogëlohet.

“Po njëra prej parametrave apo indikatorëve të cilët nëse mund të themi e ndihmon, e vështirëson çështjen e informalitetit apo evazionit fiskal është edhe pjesa e parasë kesh, dhe në këtë rast bazuar në strategjinë kombëtare në kuptim të informalitetit është vendosur, vite me parë është vendosur një kufizim 500 euro që është, që për të gjitha transkasionet mbi 500 euro detyrohen të paguhen përmes bankës por në draftin aktual që është në proces është mëndu që të ulet kjo nën 300 euro, mirëpo ka pretendime që të ulet deri në vlerën 100 euro që të detyrohen gjithë akteret do të thotë që bëjnë shitblerje. Do të thotë të paguajnë përmes xhirollogarisë bankare dhe kufizimi apo ulja në vlerën 100 euro të detyrimit për të paguar përmes bankës ajo sigurisht do ta minimizonte do të thotë mundësinë e evazionit fiskal sepse kur kryhet një transaksion përmes bankës, atëherë mundësia e manipulimit me ndryshim të çmimeve do të thotë nga ajo që është reale me atë se çfarë paguhet është shumë ma e vogël”, tha ai në emisionin “Betimi për Drejtësi” në KTV.

Për më shumë ndiqeni  emisionin “Mashtrimet në blerjet online” në KTV, TV Arta dhe në “Betimi për Drejtësi./BetimipërDrejtësi

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë