Paditësit kërkojnë ekspertizë aktuare për të vlerësuar kontributin e paraardhësve të paditësve për vërtetimin e pronësisë

Raporton: Arlinda MUQA

Pejë-Në seancën e së hënës, në Gjykatën Themelore në Pejë,  i autorizuari i paditësve S.R, E.R, A.R, A.L, D.G, avokati Selim Berisha, ka kërkuar që për vlerësimin e kontributit të paraardhësit R.R, bashkëshortit të paditëses të bëhet ekspertizë aktuare dhe financiare për të vërtetuar pronësinë e pretenduar.

Këtë propozim e bëri i autorizuari i paditësve, avokati Selim Berisha, në seancën ku shqyrtimi i kësaj çështje juridike civile kishte filluar rishtazi, pas ndërrimit të gjyqtarit të çështjes, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Fillimisht, avokati Berisha, me anë të parashtresës për precizimin e kërkesë padisë, me të cilën kërkon zgjerimin e padisë në kuptim subjektiv, duke shtuar si të paditur edhe V.GJ, dhe V.I, si dhe kërkon ta tërheqë padinë ndaj pikës tre të cilën kishte kërkuar në parashtresë të vitit 2016.

Tutje, i autorizuari i të paditurve, avokati Ferid Gjikolli, deklaroi se  mbesin në tërësi nga përgjigja në padi në bazë të cilës e kishte kundërshtuar padinë, avokati Gjikolli nuk e kundërshtoi zgjerimin subjektiv të padisë ndaj të paditurve të tij V.Gj. dhe  V.I, si dhe tërheqjen e padisë nga pika 3 e petitumit nga kërkesat e paditësve.

Ai gjithashtu i propozoi gjykatës që të veproj sipas vërejtjeve të dhëna në aktvendim e Gjykatës së Apelit ac.nr 3595/16 të datës 30.01.2019.

Ku pas kësaj gjyqtari i çështjes Besnik Shala, morri vendim që të lejohet zgjerimi i padisë në aspektin subjektiv si në parashtresën e datës 20 maj 2022, që si palë të paditura të përfshihen V.Gj. dhe V.I., e lindur Gjikolli.

Si dhe duke u bazuar në nenin 261 par 2,3, dhe 4 të lpk-së, gjyqtari Shala, mori aktvendim që konstatohet e tërhequr padia e paditësve përkitazi me pikën 3 të kërkesës 15.02.2016 , e ku palët ndërgjyqëse pasi dëgjuan aktvendim deklaruan se nuk ju nevojitet vendim i veçantë.

Tutje, i autorizuari i paditësve, avokati Berisha, deklaroi se mbetet në tërësi pranë kërkesë padisë së precizuar sipas parashtresës së 20 Majit 2022, thënieve dhe provave të cekura dhe të administruara në seancat e mëparshme.

Avokati Berisha, propozoi që provat e administruara të mos bëhet administrimi i tyre vetëm të konsiderohen, të lexuara ku në seancën e sotme, argumentoi pretendimet dhe faktet se paditësit objektin e lënë e kishin ndërtuar në kontributin e paraardhësit R.R., i cili gjatë luftës 1999, i ishte dëmtuar dhe se ishte karakterizuar në shkallën e 4 të djegies, e ku edhe pastaj kishin investuar në të.

Tutje, ai prezantoi gjykatës disa nga provat një aktvendim të datës 1995 në të cilën ceket se i lihet në shfrytëzim të përhershëm toka ndërtimore urbane dhe atë R.R., që është paraardhësi i paditësve, parcela e planifikuar me nr.1324/2 në sip prej 0.03.40 ha, leja e ndërtimit, kushtet urbanistike dhe një kopje e planit e datës 23.03.1985 në të cilat shkruan emri i paraardhësit të paditësve R.Z.

Avokati Berisha, tutje shtoi se sa i përket të paditurave tjera të njëjtat nuk kanë asnjë lloj kontributi në ndërtimin e atij objekti meqenëse të njëjtat në kohë me ndërtimin kanë qenë të martuara dhe nuk kanë qenë në bashkësi familjare me prindërit.

Ai në ato rrethana kontestuese deklaroi se e rezervon të drejtën për të siguruar prova shtesë lidhur me faktet dhe kohën e martesës së të paditurave.

Tutje, i autorizuari i të paditurve avokati Ferid Gjikolli, deklaroi se mbetet në tërësi pranë thënieve të kundërshtimit të padisë, si dhe kërkesë padisë së precizuar të cilat thotë se i kishte potencuar në procedurën e mëparshme e paqësisht në parashtresën nga aktgjykimi i kësaj gjykatës,

Për provat ai thotë se parimisht nuk i kundërshton mirëpo sqaron se aktvendimi i parë i shërbimit juridiko-pasuror të komunës është nule absolutisht i pavlefshëm sepse me kohën e lëshimit të atij aktvendimi parcela ne 1,3,2,4 /2 ka qenë inegzistente.

Sipas avokatit Gjikolli, në këtë drejtim edhe Gjykata e Apelit ka dhënë vërejtje në aktvendimin e saj 30/1/2020., në preambulë të këtij aktvendimi thotë se qëndron emri i Z.R. dhe jo R.R. dhe është notore që dhënies në shfrytëzim të tokës ndërtimore urbane në prioritet i jepet pronarit të tij, e pronar sipas tij ka qenë Z.R. e jo R.R.

Tutje, Gjikolli tha se lidhur me propozimet e palës paditëse nuk i kundërshton por jap sqarime që në shkresat e lëndës nuk ka të dhëna konkrete të individualizuara të specifikuara për kontributin e tani të ndjerit Z.R. qoftë në aspektin financiar qoftë në aspektin material.

Lidhur me ekspertizën tha se ja lë në vlerësim gjykatës dhe kontributin të bëhet vetëm me R.R. dhe Z.R.

Tutje, avokati Berisha, shtoi se sipas tij kishte për të qenë e arsyeshme të caktohet edhe ekspert financiar lidhur me vlerësimin e të hyrave të të ardhurave të Z.R. të cilat janë të ndërlidhura edhe me inflacion valorizim etj, me qellim që të arrit deri te një vlerësim sa më i saktë.

Pas kësaj gjyqtari Besnik Shala, mori vendim që lidhur me propozimin e nxjerrjen së ekspertizave gjykata do të merr aktvendim me shkrim jashtë seancës, ndërsa seanca tjetër do të caktohet pasi që të vendoset lidhur me këta ekspertiza.

Ndryshe, sipas padisë së ushtruar me 23 shtator 2013, nga paditësit S.R, E.R, A.R, A.L, D.G, po kërkojnë vërtetimin e pronësisë nga të paditurit S.R., G.X., A.R, Gj.R, V.Gj, V.Gj.

Sipas padisë, paditësja e parë është reja, ndërsa paditësit tjerë janë nipat dhe mbesat e tani të ndjerit Zeqir Ramizit, i cili kishte vdekur me 1989, ky i fundit ka pasur një djalë të quajtur R.R., i cili kishte vdekur me 1994, dhe pas vete kishte lënë paditësit, që do të thotë se R. kishte qenë paraardhësi juridik i paditësve që ka përjetuar vdekjen e babait të tij.

Me këtë padi paditësit po kërkojnë që të vërtetohet se janë pronare në bazë të mbajtjes së pjesës kadastrale nr.1324 ZK Pejë, e po ashtu që të paditurit t’ua njohin të drejtën dhe të lejojnë që të regjistrohen në regjistrin e të drejtave për patundshmëri./BetimipërDrejtësi.

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë