Paditësi kërkon anulimin e vendimit të Komunës së Ferizajit për kushtet e ndërtimit, me pretendimin se nuk ishin përmbushur kushtet ligjore

Raporton: Ramiz DURIMISHI

Prishtinë – Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Departamenti për Çështje Administrative, të premten,   është mbajtur shqyrtimi gjyqësor, ku paditësi I.H. ka ushtruar padi kundër Komunës se Ferizajt, Drejtoria e Urbanizmit dhe Mjedisit, për anulimin e njoftimit – përgjigje në shkresën e datës 11 qershor 2018, si dhe kërkesën për shtyrjen e ekzekutimit te vendimit për kushte ndërtimit.

Përfaqësuesi i paditësit, Agim Salihu deklaroi se mbetet në tërësi pran padisë dhe kërkesëpadisë, duke shtuar se e paditura me 05 shkurt 2018 ka pranuar kërkesën për lëshimin e kushteve të dertimit për objektin banesor dhe afarist, për parcelën 2939-0 ZK Ferizaj, pa u plotësuar dokumentacionin e nevojshëm.

Tutje, ai shtoi se vendimi për kushtet e ndërtimit janë lëshuar në mungesë të incizimit gjeodezik të parcelës kadastrale, projekti konceptuar, pëlqimin paraprak nga institucionet që kanë për detyrë të shërbimet publike si: energjinë, ujësjellësin dhe kanalizimin, pëlqimin mjedisor dhe për mbrojtje nga zjarri dhe te ngjashme.

Ne vazhdim, paditësi I.H i ofroi gjykatës edhe disa prova shtesë, kërkesa dhe përgjigje nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinorë dhe Infrastrukturës (MMPHI), që lidhen me çështjen e të cilat sipas tij, plani zhvillimor nuk lejonte lëshimin e vendimit për kushte ndërtimore.

Nga ana tjetër, përfaqësuesi i palës së paditur, Arber Bytytqi, Drejtor i Urbanizmit dhe Mjedisit në Komunën e Ferizajt, deklaroi se Kuvendit Komunal në Ferizaj ka nxjerr vendim më 25 shtator 2017, me anë të së cilit është shfuqizohet plani i vjetër zhvillimor, të cilit paditësi i referohet.

Në këto rrethana, gjyqtarja Lirie Maksutaj vendosi për shtyrjen e seancës për 13 korrik 2022, në mënyrë që provat e reja të cilat palët sot i deponuan në gjykatë të ju dorëzohen atyre.

Sipas padisë së ushtruar më 13 korrik 2018, paditësit I.H, ka paditur Komunën e Ferizajt, Drejtoria e Urbanizmit dhe Mjedisit, për anulimin e njoftimit- përgjigje në shkresën e datës 11 qershor 2018, si dhe kërkesën për shtyrjen e ekzekutimit të vendimit për kushte ndërtimit, deri në marrjen e një vendimi gjyqësor.

E paditura më 05 shkurt 2018, ka pranuar kërkesën për lëshimin e kushteve te dertimit për objektin banesor dhe afarist, për parcelën 2939-0 Zona Kadastrale Ferizaj, pa u plotësuar dokumentacionin e nevojshëm sipas legjislacionit në fuqi, duke e konsideruar si lëndë e cila i plotëson kushtet ligjore.

Tutje, në padi thuhet se pas shikimit të dokumentacionit ka rezultuar se nuk janë plotësuar kushtet ligjore për vendimin e atakuar me ketë padi, e që janë, incizimi gjeodezik i parcelës kadastrale si dhe pëlqimin paraprak nga institucionet që kanë për detyrë të ofrojnë shërbimet publike, energjinë, ujësjellësin dhe kanalizimin, pëlqimin mjedisor dhe për mbrojtje nga zjarri dhe të ngjashme.

Andaj, mbi këto pretendime paditësi i kërkonte gjykatës që pas shqyrtimit të provave të bëj aprovimin e padisë dhe anulimin e vendimit e atakuar. /BetimipërDrejtësi

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë