Nuk respektojnë masat shëndetësore, arrestohen dy persona në Prizren

Prokuroria Themelore ne Prizren
Author

Raporton: Liridon PNISHI

Prill 2, 2020

Prizren – Të mërkurën në fshatin Korishë të Komunës së Prizrenit janë arrestuar dy persona, për shkak të mosveprimit sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë.

Këtë për “Betimi për Drejtësi” e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Prizren, Shaban Osmanollaj.

Ai tha se të dyshuarit janë arrestuar pak para mesnate dhe menjëherë janë shoqëruar për në stacionin policor në Prizren.

Osmanollaj bëri të ditur se pas intervistimit, me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt. /Betimi për Drejtësi.