NUK PRANOJNË FAJËSINË DY TË AKUZUARIT PËR VEPRËN PENALE LËNDIM I LEHTË TRUPOR

Raporton: Verona KADRIU

Ferizaj – Vehbi Salihu dhe Vllaznim Kololli të akuzuar secili veç e veç për veprën penale “lëndim i lehtë trupor”, të premten në Gjykatën Themelore në Ferizaj  u deklaruan të pafajshëm për veprën penale që u ngarkohet.

I pandehuri i parë, Vehbi Salihu pas mospranimit të fajit shtoi se ai është i dëmtuar në këtë rast e jo i akuzuar. Ndërsa i pandehuri i dytë Vllaznim Kololli deklaroi se i vjen keq për atë që ka ndodhur por e akuzoi Salihun se nuk i ka kryer obligimet e tij dhe pastaj i revoltuar me mos përgjegjësinë e Salihut ka filluar t’a godas atë. Por megjithatë Kololli deklaroi se nuk pranon fajësinë pasi që edhe ai ka marrë lëndime nga i akuzuari Vehbi Salihu.

Ndërkaq pasi që të akuzuarit nuk e pranuan fajësinë, gjyqtari individual i çështjes Adem Shabani udhëzoi të njejtit që brenda afatit ligjor prej tridhjetë ditësh të paraqesin kundërshtimet dhe propozimet e tyre lidhur me këtë çështje penale të zhvilluar kundër tyre.

Sipas dispozitivit të parë të aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, i pandehuri Vehbi Salihu akuzohet se më 5 shkurt 2015, rreth orës 09:20 në Ferizaj, pas një mosmarrëveshje që kishin pasur me të pandehurin tjetër Vllaznim Kololli, lidhur me një banesë që ia kishte shitur para katër viteve i pandehuri Salihu, ai nuk i kishte plotësuar obligimet rreth kësaj banese. Të dy të pandehurit kishin filluar duke ofenduar njëri tjetrin dhe Vehbi Salihu e kishte grushtuar të dëmtuarin Vllaznim Kololli i cili kishte pësuar lëndime të lehta trupore të përshkruara në ekspertizën e ekspertit mjeko-ligjor.

Pika dy e aktitakuzues, e akuzon të pandehurin Vllaznim Kololli se në kohë dhe vend të njejtë, pas një mosmarrëveshje në mes tij dhe të dëmtuarit Vehbi Salihu, lidhur me banesën në fjalë, të dy të pandehurit kishin filluar duke ofenduar njëri tjetrin dhe kishin filluar përleshjet në mes tyre me ç’rast i pandehuri Kololli e kishte goditur me (patericë)-ndihëmese për ecje në kokë të dëmtuarin Vehbi Salihu i cili nga goditjet kishte pësuar lëndime të lehta trupore të përshkruara në ekspertizën e ekspertit mjeko-ligjor.

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë