Nuk kalon Projektligji që mundësonte tërheqjen e parave nga Trusti

Ka dështuar në lexim të parë të kalojë Projektligji që mundësonte tërheqjen e një shumice të caktuar parash nga Trusti Pensional i Kosovës.

44 vota të partive opozitare kanë votuar pro këtij Projektligji derisa 57 deputetë të pozitës kanë votuar kundër. Vetëm një ka abstenuar.

“Ky Projektligj nuk kalon”, ka thënë Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca.

Projektligji për tërheqjen e kursimeve nga Trusti Pensional të Kosovës ishte iniciuar nga PDK-ja derisa ishte përkrahur edhe nga partitë tjera opozitare, LDK dhe AAK. Ndërkaq, Vetëvendosje ka dalë kundër kësaj ideje.

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë