Nuk e respekton vendimin e Qeverisë, del me veturë dhe godet një person tjetër

policia-e1456584732283
Author

Raporton: Medina KADRIU

Mars 26, 2020

Prishtinë – Në Komunën e Podujevës, të mërkurën, ka ndodhur një aksident.

Një person në fshatin Llaushë të Poshtme është raportuar se, duke mos respektuar kufizimin e lëvizjes si masë e marrë nga Qeveria e Kosovës për parandalimin e koronavirusit, ka dal me veturën e tij dhe ka goditur një person tjetër.

Kjo është bërë e ditur në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.

Sipas raportit, edhe një person tjetër është arrestuar për moszbatim të vendimit të Qeverisë së Kosovës, për mbyllje të lokaleve.

Sipas policisë, në rrugën Nëna Terezë në Fushë Kosovë është arrestuar personi i cili është hasur në lokalin e tij duke u shërbyer klientëve pije, respektivisht kafe.

I njëjti thuhet se është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt. /BetimipërDrejtësi