Njohja e aktgjykimit diskriminues nga Gjykata Supreme II
Raporton: “Betimi për Drejtësi”
Prishtinë – “Betimi për Drejtësi” ka transmetuar pjesën e dytë të hulumtimit “Njohja e aktgjykimeve diskriminuese nga Gjykata Supreme”.
Cilat kanë qenë reagimet e gjyqtarit Erdogan Haxhibeqiri pas publikimit të pjesës së parë të këtij hulumtimi?
Cilat janë arsyet që vendimi që ka njohur kolegji i Gjykatës Supreme i kryesuar nga gjyqtari Erdogan Haxhibeqiri paraqet vendim diskriminues në zbatim?
Cilat janë kundërthëniet dhe pasaktësisë e gjyqtarit Haxhibeqiri në reagimin e tij?
Si ka ndodhur që në këtë rast gjyqtari Haxhibeqiri thotë se gjyqësori nuk ka kompetencë për të vendosur, por se kolegji që ai ka kryesuar ka vendosur në këtë rast?
Gjithashtu, në këtë emision do të ndiqni edhe rubrikën e përjavshme të monitorimit të rasteve të korrupsionit, në të gjitha gjykatat e Kosovës.