Njëra paditëse mungon për shkaqe shëndetësore, shtyhet gjykimi për lirim dhe dorëzim të pronës

Raporton: Denisa JASHARI

Ferizaj- Mungesa e paditëses Arlinda Bega, për shkaqe shëndetësore ka bërë që të shtyhet seanca e së premtes në Gjykatën Themelore në Ferizaj.

Në këtë rast, paditëset Arlinda dhe Arjeta Bega, kanë paditur Fatmir Gurgurovcin, me pretendimin se ky i fundit nuk ka përmbushur detyrimin e tij brenda afatit të kontraktuar, që ndaj të njëjtave kishte detyrim t’ua lirojë paluajtshmërinë në afatin e kontraktuar, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Gjyqtari i çështjes, Burim Emërllahu, njoftoi se paditësja Arlinda Bega ka dorëzuar një parashtresë në bazë të cilës ka kërkuar shtyrjen e kësaj seance, ngase nuk mund të jetë prezente për shkaqe shëndetësore.

Në këto rrethana, seanca për këtë rast u shty për kohë të pacaktuar.

Sipas padisë së ushtruar më 3 shkurt 2018, thuhet se paditëset Arlinda e Arjeta Bega nga Ferizaj e gëzojnë të drejtën e bashkëpronësisë në 1/2 pjesë të paluajtshmërisë në përbërje prej këtyre njësive kadastrale si vijon:

-0-72217092-01812-1-73-1-1-0, pjesa E, kati P, vendi Ferizaj, rr. “Ali Kelmendi” sipërfaqja prej 62m2. shfrytëzimi aktual lokal.

-0-72217092-01812-1-73-1-2-0, pjesa E, kati P, vendi Ferizaj, rr. “Ali Kelmendi” sipërfaqja 40m2. shfrytëzimi aktual lokal.

-0-72217092-01812-1-73-1-3-0 pjesa E, kati P, vendi, Ferizaj, rr. “Ali Kelmendi” sipërfaqe 34m2. shfrytëzimi aktual lokal.

-0-722117092-01812-1-73-1-4-0 pjesa E, kati P, vendi Ferizaj, rr.”Ali Kelmendi” sipërfaqe 43m2.

-0-722117092-01812-1-73-1-5-0 pjesa E, kati P, vendi Ferizaj, rr. “Ali Kelmendi” sipërfaqe 251m. shfrytëzimi aktual lokal.

-0-722117092-01812-1-73-1-6-0 pjesa E, kati 2, vendi Ferizaj rr.”Ali Kelemendi” sipërfaqe 251m2. shfrytëzimi aktual lokal.

-0-722117092-01812-73-1-7-0 pjesa E, kati 3, vendi Ferizaj, rr. “Ali Kelemendi” sipërfaqe 251m2. shfrytëzimi aktual lokal.

-0-722117092-01812-73-1-II-0 pjesa E, kati I. vendi Ferizaj rr. “Ali Kelmendi” sipërfage 251m2.

Të gjitha këto, thuhet të regjistruara në certifikatat pronësore, të lëshuara më 29 janar 2018 nga Zyra Kadastrale Komunale në Ferizaj, shfrytëzimi aktual lokal.

Sipas pikës II. të kësaj padie, thuhet se i padituri Fatmir Gurgurovci, ka hyrë në posedim dhe shfrytëzim të paluajtshmërisë së përshkruar në pikën I. të padisë mbi bazën e marrëveshjes për cedimin e kontratave për shitblerjen e paluajtshmërisë.

Bazuar në padi, kontrata në fjalë është lidhur më 27 nëntor 2014 dhe në pikën II. të kësaj kontrate është pajtuar që këtë paluajtshmëri t’ua lirojë paditëseve nga njerëzit dhe sendet dhe ta dorëzojë në posedim përfundimisht më 27. nëntor 2015.

Gjithnjë sipas padisë, këtë detyrim kontraktues, i padituri nuk ua ka përmbushur paditëseve brenda afatit të kontraktuar.

Andaj, në padi thuhet që nga 28 nëntor 2015, i padituri paluajtshmërinë kontestuese e cila është në bashkëpronësi të paditësve e posedon pa bazë ligjore.

Në pikën III. të kësaj padie thuhet se meqenëse, i padituri paluajtshmërinë nga pika I. e padisë nuk ua ka liruar paditesve brenda aftit kontraktues, këtë paluajtshmëri për këtë arsye atyre ua ka pamundësuar shfrytëzimin ekonomik të saj.

Tutje, sipas padisë, thuhet se për këtë arsye paditëset si bashkëpronare kanë legjitimitet real aktiv që në pajtim me dispozitat e nenit 93 të Ligjit për Pronësinë dhe të Drejtat Tjera Sendore.

Në bazë të kërkesëpadisë, paditëset po kërkojnë nga gjykata të miratohet kërkesëpadia e tyre si e bazuar.

Po ashtu, në bazë të kërkesëpadisë, paditëset Arlinda e Arjeta Bega nga Ferizaj, po kërkojnë nga gjykata që të detyrohet i padituri Fatmir Gurgurovci nga Ferizaj që në afat prej 15 dite nga dorëzimi i aktgjykimit paditesve t’ua lirojë nga personat dhe sendet palujtëshmërinë në përbërje të njësive kadastrale të lartpërmendura.

Tutje, në këtë padi, paditëset kanë kërkuar që të detyrohet i padituri që brenda të njëjtit afat në emër të kompensimit të dëmit për shkak mosshfrytëzimit të paluajtshmërisë kontestuese – fitimit të humbur, duke filluar prej 1 dhjetor 2015 e deri në ditën e dorëzimit, t’ua paguajë paditëseve shumën, e cila do të precizohet në pajtim me ekspertizën gjyqësore nga lëmia ekonomiko-financiar, me kamatë prej 8 % filluar prej 1 dhjetor 2015 e deri në pagesën definitive.

Po ashtu, në padi kërkohet që i padituri të detyrohet që paditesve t’ua kompensojë shpenzimet e procedurës kontestimore në afat prej 15 ditësh nga dorëzimi i aktgjykimit në shumën e cila do të precizohet në sencën e shqyrtimit kryesor.

Bashkërisht me këtë padi dhe në pajtim me dispozitat e nenit 304 lidhur me nenin 206 të LPK-së, paditëset në cilësinë e propozuesve të sigurimit, kundër te paditurit në cilësinë e kundërshtarit të sigurimit ushtrojnë “Propozim për caktimin e masës së sigurimit të kërkesëpadisë me propozim për caktimin e masës së përkohëshme të sigurimit”.

Sipas padisë, këto veprime të kundërshtarit të sigurimit do t’i vështirësojë apo pamundësojë propozueseve të sigurimit realizimin e kërkesëpadisë, apo do t’iu shkaktohet dëm material i pariparueshëm.

Andaj, sipas kësaj kërkesëpadie, për këto arsye dhe në pajtim me dispozitat e nenit 306 al.1 lidhur me nenin 297 al.1 pika a) dhe b) e LPK-së, propozuesit e sigurimit – paditëset, në bazë të kësaj padie, i propozojnë gjykatës që në procedurë urgjente të nxjerrë aktvendim, në bazë të cilit do të miratohet propozimi i propozuesve të sigurimit, Arlinda e Arita Bega si i bazuar.

Po ashtu, paditëset kanë propozuar të caktohet masa e përkohshme e sigurimit me të cilën i ndalohet lidhja e ndonjë kontrate për qiranë me persona të tretë ose ngarkimi i paluajtshmërisë me ndonjë të drejtë tjetër sendore apo ndërmarrja e ndonjë veprimi me qellim të ndryshimit të gjendjes ekzistuese faktike në paluajtshmërinë, e cila detaisht është përshkruar në pikën I. të kërkesëpadisë. /BetimipërDrejtësi

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë