NJË VIT BURGIM ME KUSHT DHE 700 EURO GJOBË NDAJ TË AKUZUARIT PËR VJEDHJE DHE DËMTIM TË PASURISË SË LUAJTSHME

Raporton: Verona KADRIU

Ferizaj – Visar Emërllahu i akuzuar për veprat penale “vjedhje e rëndë” dhe “asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë së luajtshme” pas pranimit të fajësisë u dënua me një vit burgim me kusht dhe 700 euro gjobë.

Në shqyrtimin gjyqësor të mbajtur të enjten, në Gjykatën Themelore në Ferizaj, pas leximit të aktit akuzues nga ana e prokurorit të shtetit Visar Musa, i pandehuri Emërllahu deklaroi se është fajtor dhe pranoi fajësinë për veprat penale në të dy pikat e aktakuzës me të cilat rëndohej. Shpallja e aktgjykimit u bë nga gjyqtarja individuale Hysnije Gashi.

Për veprën penale sipas dispozitivit të parë të aktakuzës “vjedhje e rëndë”, të pandehurit iu shqiptua sanksioni penal me një vit burgim dhe gjobë në shumë prej 400 euro me kusht që ai brenda periudhës kohore prej një viti nuk të mos kryej vepër tjetër penale. Ndërsa për veprën e dytë penale “asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë së luajtshme” i pandehuri u dënua me gjobë në shumë prej 300 euro.

Aktakuza e ngritur nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, në dispozitivin e parë ngarkonte të pandehurin Visar Emërllahu me veprën penale “vjedhje e rëndë”, sepse më 11 shtator 2013 rreth orës 05:00, në lokalin “Albana” në Ferizaj, me qëllim të përvetësimit të kundërligjshëm për vete të pasurisë së luajtshme të tjetrit në atë mënyrë që me përdorimin e forcës ka thyer me guri xhamin e frigoriferit i cili ka qenë i mbyllur dhe nga aty kanë vjedhur pije të ndryshme dhe atë redbulla dhe redrain në vlerë rreth 100 euro.

Pika 2 e aktakuzës ngarkonte të pandehurin me veprën penale “asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë së luajtshme” nga sepse në kohën dhe vendin e njëjtë kanë thyer me guri xhamin e frigoriferit i cili ka qenë i mbyllur dhe nga aty kanë vjedhur pije të ndryshme dhe atë redbulla dhe redrain në vlerë rreth 100 euro.

 

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë