Një vdekje e dyshimtë, një rast i dhunës në familje e dy arrestime në Prizren brenda një dite

75474109_2653368191408806_4433748482586574848_o
Author

Raporton: Liridon PNISHI

Prill 1, 2020

Prizren – Të martën është raportuar për një vdekje të dyshimtë në rrugën “Zanat” në Prizren, ku një person është gjetur pa shenja jete.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, kurse me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Lajmi u bë i ditur përmes raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, për rajonin e Prizrenit.

Po ashtu sipas raportit, në rrugën “Sefedin Laqi” është raportuar edhe një rast i dhunës në familje, për çka është arrestuar një person.

I njëjti dyshohet se nën ndikim të alkoolit kishte sulmuar fizikisht viktimat meshkuj.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Të martën kanë ndodhur edhe dy arrestime gjatë orëve të mbrëmjes, për shkak të mos respektimit të masave mbrojtëse ndaj Covid-19.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, arrestimet kanë ndodhur rreth orës 21:30 në rrugën “Jul Varibobaj”.

Pas intervistimit, të njëjtit me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt. /BetimipërDrejtësi