Një rast pozitiv me koronavirus në Gjykatën e Malishevës, lirohet nga puna një pjesë e stafit

20190920_090434
Author

Raporton: Hajrije KRASNIQI

Korrik 27, 2020

Malishevë – Si pasojë e një rasti pozitiv me virusin Covid-19, Gjykata Themelore në Gjakovë, dega në Malishevë, ka liruar nga puna një pjesë të stafit të saj.

Në këto rrethana, janë ndërprerë edhe disa seanca gjyqësore të caktuara për këtë javë.

Zëdhënësi i Gjykatës Themelore në Gjakovë, Lekë Muqaj, për “Betimi për Drejtësi”, tha se një pjesë e stafit të degës në Malishevë janë liruar nga puna për një javë,

“Për shkak se në degën e Gjykatës në Malishevë të dielën ka rezultuar një rast me Covid-19, një pjesë e stafit që kanë pasur kontakte të drejtpërdrejta janë liruar nga puna për një periudhë një javore, kurse pjesa tjetër e stafit të gjykatës në Malishevë po vazhdon punën normalisht”.

Sipas Muqajt, janë ndërprerë vetëm ato seanca të cilat kanë qenë të parapara të mbahen nga stafi i liruar nga puna, si kontakte të drejtpërdrejta me rastin që ka rezultuar pozitiv me Covid-19. /BetimipërDrejtësi