Një person në Gjakovë theret me thikë nga persona të panjohur 

Raporton: Nuraje BLLACA

Gjakovë – Në rrugën “Vëllezërit Frashëri” në Gjakovë, një person ka pësuar lëndime të rënda trupore, pasi që i njëjti është therur me thikë nga persona të panjohur.

Kjo është bërë e ditur në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, ku thuhet se viktima mashkull kosovar është sulmuar fizikisht nga persona të dyshuar të panjohur për të, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Sipas Policisë, viktima është dërguar në tretman mjekësor dhe i njëjti sipas raportit mjekësor është jashtë rrezikut për jetë.

Në raport thuhet se, deri më tani nuk raportohet për të arrestuar dhe se rasti është në hetime./Betimi për Drejtësi

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. PranoLexo më shumë